Balliu: Kosova është Meka e shqiptarëve

Gazetari dhe publicisti shqiptar, Fahri Balliu e ka krahasuar Kosovën me Mekën, vendin e shenjte të myslimanëve, duke thënë se sikur është ky qytet për besimtarët e fesë islame, e tillë është Kosova për të gjithë shqiptarët.

“Kosova është Meka e shqiptarëve. Në 50 vitet që Enver Hoxha e mbylli Shqipërinë, vetëm viti 1968 e Kosovës e zgjoi botën shqiptare. Në 68-të studenti që u vra në nëntor në natën e Kurban Bajrami, Mehmet Mehmeti, ka qenë kurbani më i madh”

Sipas tij, ish diktatori shqiptar Enver Hoxha, e ka shfrytëzuar Kosovën si një kartelë krediti.

Balliu deklaroi se Hoxha i përdorte djemtë e Kosovës për pushtetin e vet.

“Enver Hoxha e ka parë Kosovën si kartë krediti për pushtetin e vet, dhe i ka përdorur djemtë e Kosovës për pushtet. Kur i duhej balancë për të goditur Serbinë, e përdorte Kosovën”.

Më tej ai deklaroi se shteti turk ka marrëdhënie shumë të mira me Kosovën e Shqipërinë, dhe kjo miqësi nuk vjen nga përkatësia e njëjtë fetare.

Kështu ka deklaruar publicisti dhe gazetari nga Shqipëria Fahri Balliu, i cili gjatë një interviste në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, ka cituar një tjetër arsye që lidh miqësisht shqiptarët me Turqinë.

“Turqia është një shtet mik, por jo për punën e myslimanëve ne jemi popull dhe shtet miqësor. Shumë njerëz hipokritë për të shpëtuar gjenocidin serb shkruheshin turq”, tha ai.

“Kemi dy marrëveshje një të Titos edhe një të mbretit për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, e ata atje luftojnë për një fjalë shqip, e këta këtu thonë që janë turq, kjo është marri”.

Artikulli paraprakGazetari Jordanez vritet para gjykatës
Artikulli vijuesAnglia e Elizabetës së Parë, një histori e harruar islame