Vetëvendosje kthehet në Kuvend

Lëvizja “Vetëvendosje” pritet që sot në ora 14:00 të mbajë një konferencë për media, në lidhje me qëndrimet e saja për Kuvendin e Kosovës.

Partia e drejtuar nga Visar Ymeri pritet që përfundimisht t’i kthehet punës së Kuvendit.
“Sot në orën 14:00, Visar Ymeri dhe Glauk Konjufca mbajnë konferencë për medie në lidhje me qëndrimin e mëtutjeshëm të VETËVENDOSJE!-s ndaj pjesëmarrjes në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Ndryshe, seanca e fundit në të cilin ishin deputetët e “Vetëvendosjes” kishte të bëjë me votimin e presidentit Thaçi, më 26 shkurt.

Artikulli paraprakQKUK s’ka para për servisim të aparateve mjekësore
Artikulli vijuesFrancezi me 125 kg eksploziv planifikonte sulme gjatë Kampionatit të Futbollit Euro 2016 6 Shares 06 qershor 2016 – 12:29 Një qytetar i Francës i cili u arrestua në fund të muajit maj në kufirin Ukrainë-Poloni