Banorët e disa vendeve u rebeluan kundër Shën Valentinit

1 Min Read

Banorët e Indisë, Indonezisë dhe Pakistanit dolën në protesta kundër Ditës së Shën Valentinit.

Në Indi të rinjtë fajësojnë “vulgaritetin perëndimor”, i cili bie në kundërshtim me kulturën e hinduizmit dhe djegin kartolinat festive në formën e zemrave.

Në Indonezi qeveria së bashku me udhëheqësit fetarë u bënë thirrje prindërve t’u ndalojnë fëmijëve të urojnë njëri-tjetrin me rastin e Ditës së të dashuruarve.

Pakistani u nda në dy kampe – një pjesë e popullatës ecën nëpër rrugë me tullumbace dhe lule, ndërsa pjesa tjetër hedh me të madhe sloganin “Thuaj jo Ditës së Shën Valentinit!”, duke argumentuar se kjo festë shtyp, zvetënon Islamin.

Share This Article