Banorët e Shipitullës dhe Hades shesin kundërligjshmen materialin e shtëpive të blera nga buxhet

Banorët e Shipitullës dhe Hades pas arritjes së marrëveshjes për shpronësim me Qeverinë e Kosovës dhe KEK-un kanë filluat t’i shesin objektet e shtëpive të tyre.

Materialet e shtëpive, kulmet, dyert, dritaret, tullat dhe orenditë e brendshme janë disa prej objekteve që po shiten.

Ani pse kryeministri, Ramush Haradinaj me ditë të tëra kishte pasur diskutime me banorët, dhe në fund ata arritën marrëveshje për shumën që shteti do tua paguajë banorëve që ti lirojnë pronat.

Por siç duket shuma e ofruar nga Qeveria Haradinaj nuk u ka mjaftuar qytetarëve, ata tashmë kanë filluar që në faqet online t’i ofrojnë për shit-blerje gjësendet e tyre.

“Gazeta Blic”, ka arritur të kuptoj edhe vendin se ku i kanë shpallur për shitje këto mjete:

http://www.merrjep.com/…/Shitet-kulmi-i-Shtëpisë-70…/7602724

http://www.merrjep.com/…/K…/Materiale-p%C3%ABr-nd%C3%ABrtim…

http://www.merrjep.com/…/Materiale-p%C3%AB…/Tjegulla/7597614

http://www.merrjep.com/…/Materi…/Shes-kulmin-e-shpis/7427270

Në lidhje me rastin sipas informacioneve e njoftuar është edhe Prokuroria e Shtetit që të ndërmerr hapa për të ndaluar këtë proces.

Në anën tjetër nuk ka munguar intervenimi i Policisë, dje gjatë ditës ka pasur një aksion nga Policia e Kosovës në mënyrë që të ndalohet ky proces, pasi kanë filluar të vijnë qytetare për të blerë materialin e shtëpive për të cilat banorët janë kompensuar nga buxheti i shtetit.

Ndërkohë kujtojmë se tash e 1 vit shpronësimi në këto lagje është bërë problem shtetëror. Nga 5.5 milion euro sa parashihej, ndërtimet e shumta e janë ngritë në mbi 25 milion euro vlerën e shpronësimit.

 

Artikulli paraprakKëto janë vendet më të rrezikshme në botë
Artikulli vijuesCilat janë industritë më të mëdha që ka Azerbaixhani?