Barcelona fiton, por gjithçka mbetet e hapur

Barcelona ka arritur të përmbys rezultatin duke fituar ndeshjen me rezultat 2-1.

Skuadra e Atletico Madridit e nisi më mirë takimin kur arriri të shënojë me sulmuesin spanjoll Fernando Torres, i cili të shënojë gol në minutën e 25-të.

Ai mori një pasim shumë të bukur nga Koke dhe gjuajti ndërmjet dy këmbëve të portierit Ter Stegen.

 

Por ajo thinja nga ‘Hero në Zero’ u përshtatë më së miri për Torres, i cili mori kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën e tij me një lojtarë më pak.

Barcelona në pjesën e dytë filloi sulmet për të barazuar rezultatin.

Goli i barazimit erdhi në minutë e 64-të. Ishte Jordi Alaba që gjuajti në portë dhe topin e devijoi Suarez drejt portës për 1-1.

 

Barcelona kaloi në epërsi, pas golit të dytë të realizuar nga Luis Suarez në minutën e 74-të. Uruguaiani ishte në formë të mirë për dallim nga Messi, që nuk arriti të tregojë vetën.

 

Kjo është fitore e rëndësishme e Barcelonës, por e pamjaftueshme, pasi në ndeshjen e radhës luan në ‘Vicente Calderon’. /Telegrafi/

Artikulli paraprakMbahuni: Ky është laptopi më i hollë në botë
Artikulli vijuesVritet edhe një kosovar në Siri (Foto)