Barcelona kërkon të ndërpres kontratën me Qatar Airways

“Gjiganti katalonas mund të ndërpresë kontratën me Qatar Airways për shkak të problemeve sociale në këtë vend arab”, tha Josep Maria Bartomeu, president i klubit të futbollit Barcelona

 

Josep Maria Bartomeu, president i klubit të futbollit  “Barcelona”, njoftoi se gjiganti katalonas mund të ndërpres kontratën me Qatar Airways për shkak të problemeve sociale në këtë shtet arab, transmeton Anadolu Agency (AA).

 

“Katër vjet më parë ne nënshkruam marrëveshje për arsye financiare. Megjithatë, tani problemet sociale duhet të merren në konsideratë. Prandaj, ne mund të kërkojmë një zgjidhje të re ose një sponsor të ri,” tha Bartomeu.

 

Barcelona kontratën gjashtë-vjeçare me Qatar Airways e nënshkroi në vitin 2010. Kjo kompani ajrore paguan 30 milion euro në vit ekipit katalonas për reklamim në fanellat sportive./AA

Artikulli paraprakRamadani: Rruga e Maqedonisë në qorrsokak(Video)
Artikulli vijues13 të vdekur nga shembja e një ndërtese në Indi