Kreu i PD ka dhënë një urim për besimtarët myslimanë së bashku me një mesazh shprese duke cituar disa vargje të Kuranit:
“Festa e sotme është edhe një simbol shprese, tha Basha pas vizitës në KMSH.
Më kanë mbetur në mendje katër vargje të Kuranit që do doja t’i kujtoja sot. Njera quhet “Ndriçimi”:
“Në mesditë, kur shndrin Dielli,
apo natën, kur errësira bie,
Zoti yt nuk të ka braktisur,
as zemëruar me ty nuk është,
e patjetër, se çfarë po vjen,
më e mirë është se çfarë po shkon,
e Zoti bujar do të jetë me ty, e ti i kënaqur”, përfundoi ai.