Vlorë, shpërthen automjeti në lëvizje, plagoset drejtuesi

Një automjet në lëvizje ka shpërthyer sot në Vlorë rreth orës 10:15 minuta.

Mjeti tip fuoristradë e blinduar ka lëvizur për inerci edhe 70 metra të tjerë pas shpërthimit në lagjen “Isa Boletini” dhe është ndalur pasi u përplas me një tjetër makinë të parkuar.

Mjeti që shpërtheu po drejtohej nga një 25-vjeçar, i cili u plagos rëndë.
Ai është dërguar në spital pasi si pasojë e shpërthimit ka humbur të dyja këmbët.

Policia po heton por s’ka ende një deklaratë zyrtare për motivet apo autorët./TCH/

Artikulli paraprakAlkooli ju bënë më të plakur
Artikulli vijuesBasha denoncon projektet për inceneratorët