Bashkësia Islame në Maqedoni prononcohet rreth ndalimit të Ezanit

Lajmi se ekziston mundësia që të ndalohet ezani në qytetin e Shkupit ende flitet në heshtje nga qytetarët. Kurse, e gjithë kjo erdhi pasi Valentina Bozhinovska, kryetare e komisionit për bashkësi Fetaret në Maqedoni, konfirmoi se organizata joqeveritare “Iloja” ka dorëzuar iniciativë me të cilën kërkohet të zgjidhet “problemi” i ezanit, që shkaktohen nëpërmjet altoparlantëve të xhamive. Madje, ajo shkoi aq larg saqë thirrjen e Ezanit e konsideroi si maltretim për qytetarët.

Për këtë është kontaktuar  Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni, për të parë se ç’mendim kishin ata lidhur me këtë çështje, pra ndalimin eventual të Ezanit.

“Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë, shpreh keqardhje për manipulimet që u bëhen kohëve të fundit disa organizatave joqeveritare për të dëmtuar islamin dhe myslimanët, të cilat njëkohësisht përkrahen nga organe shtetërore sikur që është Komisioni për çështje fetare. Ku shpesh herë kryetarja e këtij komisioni ka treguar pavetëdije dhe jokulturë njerëzore e shpirtërore. Duke pasur parasysh faktin që ne jetojmë në një shtet multietnik dhe multikonfesional dhe për çdo ditë dëgjojmë si ezane ashtu edhe kambana. Në fakt edhe besimtarët e fesë Islame, për çdo ditë dëgjojnë kambana të cilat edhe pse u pengojnë atyre, por duke respektuar fenë e tjetrit, janë detyruar që të heshtin në këtë drejtim duke mos ngritur asnjëherë zërin e revoltës, gjë e cila për fat të keq kjo nuk ndodhë me të tjerët që i takojnë fesë ortodokse”, – sqaruan nga BFI.

/almakos/kohaislame

 

Artikulli paraprakBiznesi Shqipëri-Izrael
Artikulli vijuesNjë i vdekur dhe tre të lënduar në Komoran