Serbi, rritet borxhi dhe papunësia

Të dhënat zyrtare tregojnë se borxhi publik dhe papunësia vazhdojnë të rriten në Serbi, pavarësisht masave paraprake të marrë nga qeveria e sapoformuar e Ivica Daçiç.

Në total, borxhi deri në fund të majit u rrit në 24,19 miliardë euro ose 186 milionë më shumë se muaji prill, shifra tejet shqetësuese këto për financat e rënduara të vendit ballkanik. Të dhënat u publikuan të martën nga Dhoma Serbe e Tregtisë.

Nga ky borxh, 23,95 miliardë euro është vlera e vetë huave të marra dhe 238,9 milionë euro ajo e interesave. Borxhi publik ka arritur vlerën e 11,09 miliardë eurove, ndërsa ai privat në 13,1 miliardë.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të papunëve të regjistruar si të tillë në Zyrat e Punës në të gjithë vendin arriti në muajin korrik në 762 576 persona, ose 0,84% më shumë se një muaj më parë.

Me një pjesë të papunësisë që mbetet e padeklaruar, problemi bëhet edhe më i rënduar. Zyrtarisht, papunësia në Serbi është prej 24% e forcës aktive, një prej më të lartave në të gjithë Europën.kohaislame

Artikulli paraprakSIRI – BOMBARDIME NË DAMASK DHE RAJON
Artikulli vijuesDëshmitari: Xhabir Zharku planifikoi vrasjen e dy prokurorëve dhe një gjyqtari të EULEX-it