Bashkia e Tiranës rregullore të re, jo fustana të shkurtë

Bashkia e Tiranës vendos rregulla strikte për punonjësit e saj.

Rregullorja e re për organizimin, funksionimin dhe ndarjen e detyrave e përgjegjësive në aparatin e Bashkisë, e cila do të marri miratimin e Këshillit Bashkiak, vendos kritere për veshjen dhe kodin e etikës që punonjësit duhet të përmbushin gjatë orarit të punës.

Neni 16 i rregullores mbi etikën dhe kodin e veshjeve të punonjësve, përcakton se punonjësit duhet të paraqiten çdo ditë në ambientet e punës me kostume e kravata. Në nivele më të ulëta sesa rangu i drejtorit, punonjësi duhet të mbajë detyrimisht pantallona dhe këmishë serioze. Ndërsa punonjëset e kanë të ndaluar mbajtjen e fundeve apo fustaneve të shkurta apo këmisha e bluza me dekolte.

Rregullorja përcakton edhe kujdesin që nënpunësit duhet të tregojnë për higjenën në ambientet e punës dhe mbajtjen e flokëve. Për punonjësit meshkujt ndalohet mbajtja e flokëve nën gjatësinë e përcaktuar, ndërsa për punonjëset ndalohen nuancat e forta dhe modelet ekstravagante.

Krahas veshjes është e ndaluar kategorikisht edhe konsumi i duhanit dhe pijeve alkoolike në ambientet e Bashkisë madje edhe në bar-kafen që ndodhet brenda aparatit të Bashkisë. Tarraca dhe ambientet e tjera jashtë Bashkisë janë të vetmet ambiente ku do të lejohet pirja e duhanit.

Nëpunësit dhe punonjësit, janë të detyruar t’u përmbahen normave të etikës gjatë orarit të punës, thuhet në rregulloren e re./BS/kohaislame

Artikulli paraprakBan akuzohet se po mbështet kryengritësit sirianë
Artikulli vijuesMyftiu Tërnava priti një delegacion nga Banka Islame për Zhvillim