Komisionerja e BE-së për Drejtësinë Viviane Reding në fund të vitit 2013 e ka konsoliduar akoma dhe më fort mendimin se BE-ja ka nevojë për CIA-n e vet. Ose të paktën për ndonjë shërbim të unifikuar të inteligjencës dhe kundërzbulimit evropian në “kundërpeshë” të Agjencisë Kombëtare amerikane të Sigurimit (NSA). Reding deklaroi se me marrëveshjen e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dikasteri përkatës mund të krijohet tashmë që aty nga viti 2020.
Krijimi i këtij shërbimi është aq më tepër i nevojshëm, tha Viviane Reding, pasi ne tani për tani nuk kemi se çfarë t’i kundërvemë spiunazhit global të amerikanëve në Evropë. Ndërsa ajo duhet mbrojtur me çdo kusht nga penetrimi i pakontrolluar amerikan. Zonja Komisionere ka premtuar të merret personalisht me zhvillimin e idesë: “NSA-ja duhet të ketë një kundërpeshë. Propozimi im afatgjatë konsiston në organizimin e Shërbimit të Inteligjencës Evropiane në vitin 2020”.
Disa ekspertë jane te prirur të mendojnë se ideja në fjalë është e destinuar për dështim. Natyrisht, është e plotësisht e kuptueshme përse në BE u ngrit vala “për të patur inteligjencën e vet”. Për të ndërmarrë një hap të tillë evropianët i shtyu NSA-ja.
– Mua më duket se krijimi i një departamenti apo shërbimi të tillë të centralizuar të inteligjencës brenda vetë BE-së nuk ka gjasa të ketë sukses. Për shumë arsye. Kjo është një sferë kaq e ndjeshme dhe kaq delikate, saqë fjalë mund të bëhet vetëm për kanalet e shkëmbimeve dypalëshe dhe jo për një sistem të plotë të centralizuar.
Nuk ka gjasa që “shërbimi vetiak i inteligjencës” t’i duhet në të vërtetë Evropës, por ideja është e realizueshme, tha Kreu i Agjencisë ruse të teknologjive të inteligjencës “Er-Tehno” të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), Roman Romaçov. Praktikisht është e pamundur për të krijuar një shërbim të tillë të inteligjencës që të mund të mbrojë dhe t’i shërbejë interesave të të gjitha 28 vendeve të BE-së. Sepse si shumë të ndryshme janë ato, thotë Roman Romaçov:
– Ky është një reagim ndaj mbikëqyrjes në masë nga ana e SHBA-së. Europa po përpiqet tani të marrë revansh. Të ngrejë valën e informacionit, të provojë ndofarë idesh. Dhe, në përgjithësi, të tërheqë vëmendjen e qytetarëve evropianë ndaj faktit se qeveria e tyre është gjithashtu duke ndërmarrë masa kundërpërgjigjeje.
Ajo, se Evropa duhet të bëjë diçka me qëllim që në një farë mënyre “të spostojë nga fusha e vet” inteligjencën amerikane, kuptohet nga të gjithë. Por sot 80%-90% të të gjitha shërbimeve në infrastrukturën botërore IT i ofrojnë kompanitë private IT dhe 80-90 për qind e tyre janë amerikane, thotë Drejtori i Departamentit Evropian në Qendrën Carnegie Jan Techau (the Director of Carnegie Europe). Fusha për spiunazh, si i thonë fjalës, është e hapur. Për të ndryshuar situatën nevojitet një qasje radikalisht e re, “një mënyrë e re europiane e të menduarit” në këtë sferë, thotë Jan Techau. “Lojrat në krijimin e inteligjencës vetiake” nuk do të na ndihmojnë dot. Ne duhet të marrim nën kontrollin tonë komunikimin.
You Might also Like
Rezultatet e para të referendumit në Egjipt
Në publikimin e rezultateve të para të referendumit për kushtetutën e re në Egjipt, autoritetet…
By
Redaksia
3 Min Read
Vietnam, 32 të vdekur nga vërshimet
Autoritetet në Vietnam thanë se vërshimet dhe rrëshqitja e dheut gjatë fundjavës, ka lënë të…
By
Redaksia
1 Min Read
Muxhahidët çeçenë: Po presim urdhërin e Erdoganit për sulm
Pas deklaratave të presidentit të Çeçenisë, Ramazan Kadirov se është e gatshme të sulmojë Turqinë…
By
Redaksia
1 Min Read
Asnjë avokat nuk do t’i mbrojë përdhunuesit
Asnjë avokat nuk dëshiron t’i mbrojë përdhunuesit nga akti i të cilëve vdiq një studente…
By
Redaksia
0 Min Read
Forcat e Esadit sulmojnë Kusejrin të mbështetur nga "Hizbullahu"
Në qytetin Kusejr të Sirisë, midis forcave të Esadit dhe çlirimtarëve që kanë nën kontroll…
By
Redaksia
2 Min Read
Ku është Abkhazia?
Abkhazia kufizohet me Gjeorgjinë, Kaukazin e Veriut dhe Rusinë Abkhazia është një vend i kontrolluar…
By
Redaksia
4 Min Read
