Kurti: Qarqet qeveritare në vend të armikut shekullorë, synojnë ta gjejnë një armik tjetër

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje në vazhdën e intervistës së tij në emisionin “Debat” në RTK, ka folur edhe për ekstremizmin fetarë.

“Së pari ata nuk shkruajnë nëpër faqe të VV-së por nëpër mediat e Kosovës kanë hapësirë. Është e drejtë e tyre të shprehen për ne, por është çështje tjetër se si reagojmë ne. Ne jemi kundër cdo ekstremizmi fetarë, jo vetëm islamik”, ka thëna ai.

Por, ky ekstremizëm fetarë, sipas tij, është duke u përhapur nga qarqet qeveritare, sepse në vend që të flitet për dialogun më Serbinë ajo po synon ta shpik një armik tjetër nga Lindja.

“Ne jemi për lirinë e fesë, sepse këtë popull e ka karakterizuar bashkëjetesa dhe toleranca fetare. Ka qarqe qeveritare që në vend që të koncentrohemi në armikun tonë shekullore dhe debatin më ta, synojnë ta gjejnë një armik tjetër”.

Kurti: LDK dhe AAK, vagonë të PDK-së

Albin Kurti ka thënë në një intervistë për emisionin Debat se ai ka tentuar që të formojë një bllok opozitar për rrëzimin e qeverisjes së PDK-së, por ata në vend të kësaj, ata zgjodhën që të bëhen vagonë të PDK.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë së ai i ka quajtur tradhtarë liderët e partive të tjerë për shkak se të gjithë deri në këtë kohë janë shkëputur nga populli.

Kurti ka folur edhe për krijimin e bllokut opozitar në Kuvendin e Kosovës duke thënë se ai është penguar pas ratifikimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi në Kuvend më 19 prill.

“Nuk mund të kem respekt për qëndrimet politike sidomos për marrëveshjen Kosovë-Serbi të partive opozitare. Ata u bënë vagonë të PDK-së”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti ka thënë se liderët e tjerë kanë thënë se ata e kanë akuzuar për të pabazuara.

“Lëvizja VV ka thënë disa herë për disa raste të disa militantëve të AAK-së për haraç kurse ata e kanë përsëritur 30 herë. Kurse djali i Isa Mustafës vet thotë në video që është personi i dytë në parti”, tha Kurti.

Ai ka folur edhe për prokurorinë por së pari duhet që të rrëzohet prokuroria.

“Ka nevojë që edhe nga mërgata e jonë të vinë këtu dhe të bëhen prokuror sepse me këta që i kemi e kemi parë se nuk kemi sukses. Nuk kemi parë që kjo prokurori është efektive”.

Lideri i VV-së ka thënë viktima në këtë rast janë bizneset dhe të cilat gjëra janë parë edhe gjatë raportit të progresit të BE-së.

Ai ka thënë se gjendja pas 14 viteve është shumë e keq, madje më e keqe se në vitet e ish Jugosllavisë, përderisa edhe pse ishte vendi me më të burgosur politik.

I pyetur për përafrimet me partitë politike Kurti ka thënë më përjashtim të deputetëve më të cilët ai bashkëpunon, me partitë tjerë nuk janë parti të njëjta.

“Me udhëheqjen e këtyre partive nuk kemi mundur të kemi bashkëpunim sidomos pas ratifikimit të marrëveshjes. Ata po afrohen edhe nga pozicioni sidomos në aspektin ekonomik”, tha Kurti.

Por, ai ka thënë se LDK ka bërë gabim sepse është dashur të merr pjesë në bisedime dhe mandej mos ta pranojë atë sesa ta pranojë atë pa marrë pjesë.

“Ne nuk jemi të kënaqur me rezultatin e arritur. Ne do të jemi të kënaqur deri atëherë kur të fitojmë, nuk do të jemi kënaqur deri sa të mund të bëjmë qeverisjen në Kosovë”.

Për fitoren e Shpend Ahmetit në Prishtinë Kurti e ka quajtur një fitore brilante dhe se ai që nga nesër (e premte) do të fillojë përgatitjet për konsolidimin e ekipit për qeverisje.

Kurti ka thënë se deputeti Florin Krasniqi është keqkuptuar në disa deklarata dhënë një televizioni.

Ai i ka quajtur spekulime ndarjet në VV, edhe pse kjo nuk është duke ndodhur në këtë Lëvizje pasi qe çarjet janë më të mëdha PDK.

Duke folur për marrëdhënie e VV me ambasadën amerikane ai ka thënë se i falënderohet ambasadores që nuk e ka ftuar në takimet me partitë e tjera.

Ndërkaq, për fitoren e nëntë komunave nga minitoriteti serb në zgjedhje lokale, Kurti e ka quajtur fitore të çetnikëve në Kosovë.

“Gjithçka po bëhet që serbët të mos mbesin pa pjesë. Korniza e dialogut në Bruksel është që serbët të mos jenë pakicë në këtë vend. Derisa Serbia është e pakënaqur, gjithëherë do të këtë dialog dhe do të këtë koncesione”.

Krejt këtë e mundësoi Thaci që është bileta e Serbisë për integrime europiane, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se është vështirë që të liberalizohen vizat për Kosovë është i vështirë por kjo është për shkak të kushteve të këqija ekonomike të kosovarëve.

“Ne duhet ta bëjmë Europën në Kosovë sepse vetëm kështu mund të shkojmë në Europë”, tha ai./expres

Artikulli paraprakBashkimit Evropian të krijojë CIA-n e vet?
Artikulli vijuesProtestat bllokojnë rrugët e furnizimit të NATO-s në Pakistan