Krasniqi, Buzhalës: Jeni i vogël me u marr me të tjerët

Debati për procesin e privatizimit në Kuvend të Kosovës nuk ka kaluar pa gjuajtje fjalësh edhe mes kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Kransiqi me deputetët e partisë së tij. Pas një fjalë rasti të mbajtur nga deputeti, Berat Buzhala, kreu i Kuvendit, i tha atij që është i vogël me u marr me të tjerët, por të flet për privatizimin.

Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala u ndalë te deklaratat për privatizimin, duke thënë se debati është dashtë të mbahet më herët, në vitin 1945 kur është kryer Lufta e Dytë Botërore dhe kur është ditur saktë cilin model i ekonomisë është më i përshtatshëm për zhvillimin e shteteve.

Ai ka thënë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe thesari i shtetit është i privatizuar e lëre për të tjerat, transmeton KosovaPress.

Madje Buzhala ka thënë se rruga e vetme e zhvillimit ekonomik është privatizimi, duke iu rikujtuar deputetëve se njerëzit më të mençura kanë konstatuar se ky proces është i vetëm dhe i drejtë.

Por ka ardhur reagimi i kreyparlamentarit, Jakup Krasniqi i cili i ka rekomanduar deputetit Buzhala që mos të merret me shekullin e XIX, por të merret me të sotmen.

Po ashtu ai ka thënë atij se është i vogël që të flet për të tjerët. “Leni, jeni të vegjël me u marr me do tjerë, por diskutoni për privatizimin”, ka thënë Krasniqi.kohaislame

Artikulli paraprakBastiset xhamia Al-Aksa dhe vendosen mbishkrime blasfemuese nga Izraelitët
Artikulli vijuesTermokos po shkyç