Nga Jasmine Taylor-Coleman
Askush nga kandidatët presidencialë amerikanë nuk kanë qenë kaq të papëlqyeshëm sa Donald Trump dhe Hillary Klinton. Por sulmet ndaj Clinton në veçanti, e kanë kaluar limitin dhe janë duke shfaqur si një urrejtje e hapur. Pse?
Emily Longuorth, 25 vjec u rrit në shtetin jugor të Gjeorgjisë duke diskutuar mbi politikën rreth tavolinës së ngrënies me babain e saj dhe gjyshin, të dy konservatorë të patundur. Duke qenë se ka punuar si specialiste në ushtrinë amerikane, ajo është goxha e kujdesshme për mënyrën si shprehet mbi politikanët amerikanë.
Por ajo nuk e ‘kafshon aspak gjuhën’ kur flet për Hillary Clinton: “Ajo është një shtrigë, manipuluese, gruaja narciste, që nuk meriton asgjë përveç të futet në burg përjetë”,- thotë ajo.
Në një video, të publikuar në rrjetet sociale, Longuorth e përshkruan me “neveri” kandidaten demokrate, video e shpërndarë mijëra herë.
Ajo është gjithashtu, zëdhënësja e një grupi që shet bluza dhe mallra me sloganin “Hillary në burg”. Clinton meriton një dënim me burg- argumentojnë ata, për episode të tilla si polemika pronës në Whiteuater në vitet 1990, apo përdorimi i një serveri privat ndërkohë që ishte në detyrë.
Shumë amerikanë bien dakord se Clinton e ka njollosur emrin e saj në të gjitha këto polemika dhe kjo mund të ndihmojë të shpjegojë vlerësim saj aspak favorizues nga më shumë se 50% e amerikanëve.
1 – Sulmi në Bengazi: Clinton ka thënë se ajo mban përgjegjësinë për sulmin ndaj misionit amerikan, që vrau katër amerikanë në vitin 2012. Disa seanca në kongres kanë dështuar të provojnë akuzat ndaj saj.
2 – Përdorimi i një emaili privat: Një hetim i FBI-së arriti në përfundimin se nuk ka “prova të mjaftueshme” që do ta conin Clinton drejt një ndjekjeje penale, Ata thanë se ajo dhe ndihmësit e saj ishin thjesht “shumë të pakujdesshëm” në trajtimin e informacionit të klasifikuar
3 – Fondacioni Clinton: Pyetjet mbi marrëdhëniet potencialisht të papërshtatshme me zyrtarë të pasur dhe biznese të huaja kanë ofruar një terren ‘pjellor’ për Trump, por fushata e Clintonit ka theksuar ai, gjithashtu, ishte një donator në këtë fondacion. Clinton ka theksuar punën humanitare të organizatës dhe ka mohuar akuzat për korrupsion
4 – Skandalet seksuale: Donald Trump ka dalë në një konferencë më të gjitha gratë që akuzojnë Bill Clinton për sulme seksual, përfshirë Juanita Broaddrick që pretendon se Bill e ka përdhunuar gjatë fushatës. Clinton-ët kanë insistuar se akuzat janë të pabaza, edhe pse ish-presidenti ka pranuar se kishte pasur marrëdhënie intime me disa prej tyre.
Por kritikët më nuk e mbështetin llojin e gjuhës ekstreme që është përdorur në rrjetet sociale duke argumentuar se kanë shkelur “standardet e komunikimit”
Longuorth për shembull, është pjesë e një grupi të vogël por të zhurmshëm radikal në skajet e Partisë Republikane.Disa veshin bluza që shkruajnë se Hillarin është një e “përdalë” dhe ka nga ata që e përshkruajnë si “shërbëtore e djallit” dhe përdorin hashtage si #Killary në mediat sociale.
Trump është gjithashtu në qendër të përbuzjeve, më keq akoma, ai është krahasuar me Adolf Hitlerin dhe është akuzuar për çrregullim personaliteti.
“Unë i kam parë të dy kandidatët të sulmohen në bazë të karakteristikave fizike, të dy të sulmohen në bazë të personalitetit, të dy të sulmohen në bazë të vendimeve të kaluara”,- thotë Jennifer Mercieca, një historiane e retorikës politike amerikane.
“Ndryshimi është se është se Clinton është sulmuar për faktin e të qenit grua, por Trump nuk është kritikuar ‘pse është mashkull . Duke qënë se ajo është kandidatja e parë femër për presidente, njerëzit e kanë të lehtë ta kritikojnë me anë të fyerjeve gjinore”,- argumenton ajo.
Shumë nga fyerjet e drejtuara ndaj Clinton sillen rreth skandaleve seksuale të bashkëshortit të saj në vitet 1980 dhe ’90. Vitin e kaluar, vetë Trump ripublikoi në Twitter komentin: “Në qoftë se Clinton nuk mund të kënaqë burrin e saj, çfarë e bën atë të mendoj se mund të kënaqë Amerikën?”,- koment që e fshiu shpejt.
Madje disa kritikë janë fokusuar në rolin e saj të dyshimtë në skandalet seksuale të Bill Clinton, në të cilin ajo akuzohet se është përpjekur t’u mbyllë gojën grave të përfshira dhe i ka përndjekur për vite të tëra.
Në një film të kohëve të fundit, “Amerika e Hillary-iy: Historia e fshehtë e Partisë Demokratike”, Dinesh D’Souza, një shkrimtar konservativ, argumenton se Hillary Clinton e inkurajoi burrin e saj për të fjetur me gratë e tjera.
“Ajo e ka orkestruar të gjithë këtë! Ajo përdori varësinë e tij për ta bërë Billin të varej nga ajo!”,- thotë ai.
D’Souza gjithashtu përforcon idenë se ajo është “aq çmendur pas pushtetit sa është e paprekur nga ndjesitë normale njerëzore si dashuria, besnikëria dhe xhelozia”./SYRI