“Çfarëdo që të thuhet për sjelljen e BDI-së dhe PDSH-së, nuk do të jetë diqka e re, nuk do të na habise, por a duhet të heshtim?! ASSESI!! Patjetër që të flasim, të paktën të ngelen të shënuara veprat e shëmtuara të këtyre dy partive vasale të VMRO-së!! Përveq kriminelit që e kryen veprën, dënohen edhe ndihmuesit e tij, dhe pak e rëndësishme është forma e ndihmës! Sot në Parlamentin e R. Maqedonisë duhej të votohet ligji me të cilin do ti mundësohej PSP-së që të mbledh dëshmi edhe nga dëshmitarët të cilëve nuk do tu bëhej publik identiteti, ose siç e kemi dëgjuar të gjithë “dëshmitarë të mbrojtur”! POR, ja që nuk kaloi ky ligj! Nuk kaloi sepse thjeshtë VMRO-ja, nuk donte që ky ligj të kalojë. VMRO-ja do të ishte e pafuqishme sikur BDI dhe PDSH të votonin pro këtoj ligji! Dhe, kushedi për të satën herë me rradhë BDI dhe PDSH qëndruan në krah të VMRO-së. Siç thash edhe më lartë: pak rëndësi ka forma se si e ndihmove kriminelin, me rëndësi është që e ndihmove!! O BDI e PDSH, a ishit prezent në senacë dhe votuat kundër, apo thjeshtë nuk erdhët dhe kështu e pamundësuat që ligji të kalojë, NUK KA RËNDËSI!! Rëndësi ka fakti se ju me veprimin tuaj i shërbyet edhe një herë VMRO-së, në dëm të shqiptarëve!! Por, mos harroni se shqiptarët e dijnë se me këtë ligj do të mundësohej të zbulohen kush qëndron pas në rastet si “Monstra” e “Sopoti”!! Mallkimi i të burgosurve, familjarëve dhe miqve të tyre do t’ju ndjekë derë në fund të kësaj jete, bile edhe në botën tjetër!! p.s. hipokritët e llojit më të poshtër ndër ne, janë ata të cilët shesin mend pse Zaev-i nuk e publikoi rastin “Monstra”, e tani për po të njejtin rast, kur ata që mundohen ta fshehin janë politikanët shqiptarë (ose shqipfolës më drejtë), ata heshtin!! FOLNI mor FOLNI se Zotin e keni në mbrojtje kur të flitni kundër zullumit!!!”, kështu ka shkruar aktivisti qytetar, Bekim Berisha në profilin e tij në facebook.
You Might also Like
Bregu Perëndimor: Kolonët hebrenj në rritje
Numri i kolonëve hebrenj në Bregun e pushtuar Perëndimor është rritur me 15.000 në vitin…
By
Redaksia
1 Min Read
Austri, reagime ndaj ligjit kundër refugjatëve
Kreu i Grupit Parlamentar nga Partia Austria e Re (Neos), Matthias Strolz, duke theksuar se…
By
Redaksia
3 Min Read
VIDEO – Dëshira për udhëheqje
Në këtë video ligjeratë të shkurtër Hoxhë Bedri Lika flet për këtë dukuri negative që…
By
Redaksia
0 Min Read
Dezertojnë 26 oficerë të ushtrisë së Asadit
Agjencionet informative turke, bëjnë të ditur sot (xhuma), për dezertimin e 26 oficerëve të ushtrisë…
By
Redaksia
1 Min Read
Shefqet Krasniqi promovoi dy vepra
“Komentimi i Sures Ta – Ha” dhe “Banorët e Shpellës”, titullohen veprat më të reja…
By
Redaksia
3 Min Read
VIDEO: A do të na tregoj të vërtetën Komandant “Qufa” për vrasjen e Harun Aliut?
Në portalet shqiptare po shpërndahet një foto në të cilën shihen dy komandantët legjendar të…
By
Redaksia
2 Min Read
