BE e gatshme të heqë disa sanksione ndaj Bjellorusisë

Brukseli mund të pezullojë sanksionet kundër 140 bjellorusëve, përfshirë presidentin Alyaksandr Lukashenka, nëse nuk ka shtypje politike gjatë zgjedhjeve presidenciale të 11 tetorit.

Sanksionet, të cilat përfshijnë ngrirje të aseteve dhe ndalesa të vizave, do të pezullohen zyrtarisht në fund të tetorit për katër muaj, kanë thënë burime të Bashkimit Evropian.
Lista aktuale e sanksioneve përbëhet prej 201 individëve dhe 18 kompanive.
Një burim i Radios Evropa e Lirë ka thënë se disa individë dhe subjekte do të mbeten nën sanksione.
Embargoja e armëve kundër Bjellorusisë po ashtu do të mbetet në fuqi.
Këto zhvillime vijnë pasi regjimi në Minsk ka liruar tetë të burgosur politikë në fund të gushtit.
Artikulli paraprakIncidente në Kashmir, 7 të vrarë
Artikulli vijuesVriten tre izraelitë nga sulmet në Jerusalem