Pas njoftimit të parë të Bashkimit Evropian rreth ngjarjeve të fundit në vendin tonë, sot arriti një reagim i ri nga Komisioni Evropian.
Kësaj here reagimi shpreh shqetësim dhe brengosje për situatën në vend e cila po keqësohet më shumë kur e kemi parasysh informimin e keq të medieve. Dhe reagimi, përkujton në principet me të cilat duhet të udhëhiqet hetimi.
“ Komisioni nuk komenton hetime të cilat janë duke rrjedhur. Megjithatë, BE, është e qartë- dhe këtë e treguam edhe në deklaratën tonë të shtunën, se mbi çfarë principesh duhet që të udhëhiqet një hetim për krim”.