BE: Izraeli po shkatërron perspektivat shtetërore të Palestinës

Këshilli i Çështjeve të Jashtme të Bashkimit Evropian ka kritikuar ashpër planin e Izraelit, të quajtur E1, plan ky që ka për qëllim pushtimin e Jerusalemin Lindor. Ky Këshill tha se në qoftë se zbatohet ky plan, kjo do të dëmtojë perspektivën e një shteti të qëndrueshëm palestinez.

Izraeli tha se ka në plan të ndërtojë mijëra njësi të banimit, pan ky që njihet si plani E1, duke ngritur shqetësime se ky projekt do të ndajë Bregun Perëndimor përgjysmë.
Këshilli tha në një deklaratë të lëshuar pas një takimi në Bruksel, duke u shprehur se “tremben thellësisht nga ky veprim i Izraelit, dhe fuqimisht kundërshtojnë planet izraelite për të zgjeruar vendbanimet në Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jerusalemin Lindor, si dhe në planet e veçanta për zhvillimin e zonës E1.”
Këshilli tha se, nëse zbatohet plani E1, “do të rrezikonte seriozisht shanset e një rezolute të negociuar të konfliktit duke rrezikuar mundësinë e një shteti palestinez”.
Këshilli paralajmëroi se plani E1 gjithashtu mund të kërkojë transferimin e dhunshëm të popullsisë civile.
Deklarata shton se BE-ja do të monitorojë nga afër situatën dhe pasojat e saj të gjera, dhe të veprojë në përputhje me rrethanat, duke përsëritur se “Vendbanimet janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe përbëjnë një pengesë të paqes “.
Ai i bëri thirrje Izraelit për të shmangur çdo hap që dëmton edhe më tej gjendjen financiare të shtetit Palestinez. “Çdo veprim i tillë nga Izraeli do të dëmtojë mekanizmat ekzistues të bashkëpunimit në mes të Izraelit dhe Palestinës dhe kështu do të ndikojnë negativisht në perspektivën e negociatave,” tha ai.
Këshilli i bëri thirrje izraelitëve për të marrë hapa të guximshëm dhe konkret drejt paqes.”
Këshilli i Çështjeve të Jashtme të Bashkimit Evropian tha se palët duhet të angazhohen në negociata të drejtpërdrejta dhe të konsiderueshme pa parakushte në mënyrë që të arrihet një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin izraelito-palestinez, duke i dhënë fund pretendimeve jo-paqësore./mszh/kohaislame

Artikulli paraprak12 shkurtimet më të rëndësishme nga tastiera për Windows 8
Artikulli vijuesGalloway kundër ndalesës së nikabit në Britani