BE-ja, edhe me flamuj diskriminon Kosovën përballë Serbisë! (Foto)

Diskriminimi i Kosovës nuk po bëhet vetëm nga ana e shtetit të Serbisë. Mospërfillje ndaj institucioneve të Kosovës po tregojnë edhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian (BE).

Në takimin i cili është zhvilluar të hënën, në mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe përfaqësueses së larte të BE-së, Federica Mogerini, në sfond duken dy flamuj të BE-së, transmeton Telegrafi.

Përkundër kësaj, në takimin të cilin e ka zhvilluar kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, po në të njëjtën ditë, me Mogerinin, në sfond, përveç flamurit të BE-së, duket edhe flamuri i Serbisë. /Telegrafi/

Artikulli paraprakKorea e Jugut, përplasje masive mes makinave, 2 të vdekur, 30 të plagosur
Artikulli vijuesNë shenjë proteste, i mbushin gropat me bredha (Foto)