Bashkimi Evropian dhe Turqia kanë arritur marrëveshje për 3 miliardë euro shtesë për të luftuar fluksin e migrantëve në bllokun 28 anëtarësh ndërsa në të njëjtën kohë kanë arritur një marrëveshje për regjim pa viza për shtetasit turq në një samit të zgjatur në Bruksel më 7 mars.
BE-ja ka ofruar heqjen e vizave dhe ofrimin e 3 miliardë eurove shtesë ndihma për Turqinë, pasi samiti gjysmë-ditor u zgjat me propozim të kryeministrit turk Ahmet Davutoglu për shkak se, siç tha ai, “idetë e reja” janë përtej përkushtimeve të Ankarasë për të penguar vërshimin e migrantëve në Evropë, ka raportuar Reuters duke u thirrur në burime nga kryeministria turke, transmeton Koha.net.
Burimet turke thonë se heqja e vizave për shtetasit e Turqisë do të ndodh në fund të qershorit dhe shtetit do t’i jepen edhe 3 miliardë euro shtesë për të ofruar kushte më të mira jetese për migrantët sirianë që mbërrijnë në vend.
Në të njëjtën kohë, blloku 28 anëtarësh do të pranojë një refugjatë nga Turqia për çdo refugjat sirianë që Turqia e pranon, kanë shtuar burimet turke, shkruan agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu Agency.
“Për çdo refugjat sirian që vendoset në Turqi nga ishujt grekë, një sirian tjetër do të vendoset në shtetet anëtare të BE-së”, thuhet në një pjesë të draft-marrëveshjes së parë nga Reuters.
Në vend të muajit tetor, marrëveshja për regjim pa viza për qytetarët turq në Zonën Schengen do të zbatohet deri në muajin qershor.