BE rikthen kohën e UNMIK-ut

Qiproja është një vend “gjysmak” me një mori probleme që është pranuar nga Brukseli si anëtare e saj. Sidoqoftë, shteti ishull që gjysma e territorit udhëhiqet nga grekët qipriotë dhe gjysma tjetër, e papranuar ndërkombëtarisht, nga turqit qipriotë, po arrin të ndryshojë politikat e gjithë Bashkimit Evropian.


“Zëri” ka mësuar se Qeveria e Kosovës është e shqetësuar me insistimin e Qipros, deri më tash të suksesshëm, që gjatë dialogut me Kosovën për liberalizimin e vizave të mos përmendet në asnjë dokument ekzistimi i pasaportave kosovare. Në vend të tyre, propozimi qipriot thotë se duhet të përdoret termi “dokumentet personale” të Kosovës.

Ndonëse nuk përmenden edhe katër vendet e tjera që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, Sllovakia, Spanja, Rumania dhe Greqia, por nuk është larg mendsh që edhe ato e kanë përkrahur këtë ide.

Brukseli tashmë ka filluar ta përdorë emërtimin “dokumentet personale” në versionin ende të papërfunduar të “udhërrëfyesit” apo lista e kushteve që Kosova duhet të plotësojë për të përfituar nga liberalizimi i vizave. Versioni i muajit mars, në faqen shtatë ku flitet për sigurinë e dokumenteve ndër të tjera përmendet edhe plotësimi i një kushti. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakHUMB JETËN NJË I MOSHUAR
Artikulli vijuesKina beson në Korenë e Veriut