Pacollit mund t’i kushtojë me burg mosdenoncimi i Haraqisë

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli nuk e kishte denoncuar në Polici zëvendësministrin Astrit Haraqija, për të cilin ka thënë t’ia ketë kërkuar 3.6 milionë euro që hoteli “Grand” të mos merrej nën administrimin e AKP-së.
Moslajmërimi përbën vepër penale, të dënueshme deri në tre vjet burgim. Për rastin nuk kanë folur as në Qeveri dhe as në Prokurorinë e Shtetit. As Pacolli nuk e ka treguar arsyen e mosdenoncimit, shkruan “Koha Ditore”.

Zyrtarët qeveritarë janë treguar memecë të premten, kur iu është kërkuar të tregojnë nëse kanë qenë në dijeni për kërkim ryshfeti ndërmjet zyrtarëve të lartë të këtij institucioni. Nuk kanë treguar as për ndonjë masë që do të mund të ndërmerrej ndaj tyre.

Një prokuror, i cili ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se Pacolli vetë ka kryer vepër penale dhe se për këtë vepër parashihet dënimi me burg deri në tre vjet.kohaislame

Artikulli paraprakDisa dobi të kikirikut
Artikulli vijuesNisin hetimet kundër Haraqisë, Rugovës, Osmanit dhe Abrashit