Befason sërish kryeministri kanadez, shtron iftar për deputetët myslimanë (VIDEO)

Justin Trudeau, kryeministri i Kanadasë, e ka kaluar iftarin e parë të muajit të madhërishëm të Ramazanit me deputetët muslimanë, të ftuar prej tij.

Hurmat arabe dhe ushqime të tjera tradicionale kanë qenë të servirura në iftarin e shtruar prej kryeministrit kanadez.

“Ishte kënaqësi ta shijoje iftarin dhe ta mbyllje agjërimin e parë të Ramazanit me anëtarët muslimanë…” Me këto fjalë do t’i shoqëronte ai pamjet filmike nga ky iftar, të postuara në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale.

Trudeau do ta uronte më herët nisjen e Ramazanit kësisoj përmes një deklarate:

“Muslimanët në Kanada dhe rreth e rrotull botës nisin një udhëtim njëmujor shpirtëror agjërimi, lutjeje dhe reflektimi për të përkujtuar zbritjen e Kur’anit Profetit Muhammed.

Muslimanët agjërojnë gjatë orëve të ditës në Ramazan për të shtuar durimin, afërsinë me Zotin, e bujarinë ndaj më pak fatlumëve. Eshtë një kohë bashkësie, kur muslimanët i ftojnë fqinjët dhe miqtë të ndajnë ushqimin e mbrëmjes, iftarin, të thonë lutje së bashku, e të nxisin njëri-tjetrin për të dhënë për bamirësi.

Ramazani na kujton të tërëve që të tregojmë vlerësim për të mirat e panumërta që gëzojmë, e për t’i vënë përpara vetes nevojat e të tjerëve.

Le të marrim kohën për t’i njohur e për të treguar mirënjohje për kontributet e paçmueshme të bashkësive tona muslimane, që e pasurojnë për çdo ditë strukturën tonë kombëtare. Diversiteti kulturor i Kanadasë është një nga fuqitë dhe burimet tona më të mëdha të krenarisë.

Në emër të familjes sonë, Sophie dhe unë u dëshirojmë një ramazan të paqtë dhe të bekuar të gjithë atyre që e respektojnë këtë muaj të shenjtë!

Ramazan të bekuar!” /tesheshi.com/

https://www.youtube.com/watch?v=nXatQUQCs78

Artikulli paraprakHungari, boksierët që pranuan Islamin përjetojnë emocionet e Ramazanit të parë
Artikulli vijuesRamazani në Pakistan, temperatura të larta në disa qytete të vendit