Gazetari Bekim Laçi vlerëson se sintagma feja e të parëve është manipulimi më i madh për qëllime propaganduese, transmeton TetovaSot.
“Sintagma “Feja e të parëve”, është manipulimi ma I madh për qëllime propaganduese.
Njeriu e zgjedh Fenë sipas dëshirës, sipas bindjeve që ka dhe jo sepse ashtu ka besu babgjyshi apo stërgjyshi I tij.
Nuk ka asnjë dilemë, se sot shumica e shqiptarëve janë muslimanë, ashtu siç nuk ka asnjë dilemë se shekuj më parë kanë qenë të krishterë , dhe para kësaj kanë pasur besim pagan, po atë besim politeist të cilin e ka pasur e tërë bota krishtere para ardhjes së Jezusit (Isa a.s), prandaj si rrjedhojë e kësaj Feja e të parëve tanë ka qenë paganizmi.
Ne jemi shqiptarë, me gjak shqiptari, kjo nuk ndryshohet sot e për jetë, asnjë transfusion nuk e ndryshon këtë, por ama bindjet fetare I zgjedhi vet”, shkroi gazetari Bekim Laçi në llogarinë e tij në Facebook./TetovaSot/