Bellerin: Jam i lumtur me largimin nga Barcelona

Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin është shprehur se vendimi për t’u larguar nga Barcelona për Arsenalin ia ka vlejtur dhe tani është duke e shijuar futbollin në ekipin bazë.

Spanjolli ishte larguar nga Barcelona në vitin 2011, në moshën 16 vjeçare, për t’u bashkuar me Arsenalin, me të cilët tani është duke kaluar në një formë mjaft të mirë, transmeton Koha.net.

“Ia ka vlejtur. Jam i lumtur me vendimin që kam marrë. Akademia e Barcelonës të mëson të luash në mënyrën e vet, të gjithë lojtarët dinë të luajnë mirë me topin. Ishte i vështirë largimi, por gjithmonë them se treni të kalon njëherë në jetë, atë ose kap ose jo. Por, unë jam i lumtur që kam shfrytëzuar rastin të bashkohem me Arsenalin dhe për pozitën që jam tani”, është shprehur Bellerin për Sky Sports.

Artikulli paraprakNjë në pranga se ngacmoi seksualisht të miturën
Artikulli vijuesRusia gati për trupa tokësore në Siri?