Besimtarët e parë kosovarë u nisen për Haxh

Sot nga Aeroporti Ndërkombëtar “Ademi Jashari”, kanë udhëtuar për në Mekë të Arabisë Saudite grupi i parë i besimtarëve kosovarë, të cilët sivjet do ta kryejnë Haxhin në Mekë e Medinë.

Për t’i përcjellë ata, në Aeroport ishte edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili haxhinjve të ardhshëm u uroj udhëtim të lehtë dhe kryerjen e pranimin e Haxhit, njofton kumtesa nga BIK.

Sivjet Haxhin pritet ta kryejnë 867 besimtarë kosovarë. Kryesia e BIK ka bërë përgatitjet e duhura për Haxhin. Me besimtarët tanë në vendet e shenjte do të jenë edhe 36 udhëheqës, si dhe ekipi mjekësor që do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të haxhinjve.

Shkuarja e besimtarëve tanë për në Mekë do të vazhdojë edhe sonte dhe nesër, kur pritet që të udhëtojnë të gjithë besimtarët tanë.

Artikulli paraprakFiat me seri të re të limituar
Artikulli vijuesDalloni mbushësin fals dhe origjinal për Samsung [foto]