Me rastin e pranimit të Certifikatës së Veterani të Luftës së UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) e Muhamer ef. Veselit, i cili njëkohësisht si teolog i diplomuar ka qenë Këshilltar për çështje fetare i Gjeneralit Rustem Berisha – Komandant i Brigadës 138 Agim Ramadani në Koshare, Zona Operative e Rafshit tëDugagjinit, një delegacion nga BFI me në krye Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepin morën pjesë në ceremoninë e ndarjes.
Pas marrjes së Certifikatës delegacioni vizitoi edhe Kryemyftiune Kosovës H. Naim ef. Tërnava, ku ishin prezent edhe Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me çrast Reisul Ulemanë e shoqëronte edhe veterani i luftës së Koshares Mr. Bahri Gashi, ish medresant i Medresesë Alaudin – Prishtinë dhe anëtar i Kryesisë së AK.
Qëllimi i vizitës së Reisul Ulemasë dhe shoqëruesve të tij, u bëpër tu informuar më nga afër me gjendjen shëndetësore tëKryemyftiut Tërnava, i cili para një muaji pati shqetësime shëndetësore.
Në këtë takim mjaft të ngrohtë, Reisi u gëzua pa masë për gjendjen e mirë të Kryemyftiut Tërnava dhe i dëshiroi shëndet e fuqi për të vazhduar edhe më tej me udhëheqjen e BIK-ut. Njëherit në këtë takim u bisedua edhe për bashkëpunimin e mëtejshëm vëllazëror mes Bashkësisë Fetare Islame tëMaqedonisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila do të jetënë interes të xhemateve tona dhe Kombit në përgjithësi, thuhet në njoftimin e BFI-së