BFI e Maqedonisë përcjell grupin e parë të haxhilerëve (FOTO)

Haxhileret-2015-Maqedoni-1-480x320 Haxhileret-2015-Maqedoni-3Sot u nis grupi i parë i haxhilerëve nga Maqedonia për të kryer obligimin e pestë fetar – Haxhin. Në mesin e haxhilerëve mbretëronte një kënaqësi e madhe pasi, siç thonë ata, me padurim prisnin të nisen për në misionin e tyre të shenjtë. Shumë familjarë dhe të afërm kishin dalë për të përcjellë më të dashurit e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në përcjelljen e haxhilerëve të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFIM). Haxhilerët do të udhëtojnë me autobusë deri në Turqi, ndërsa prej aty ata do të udhëtojnë me aeroplan deri në Jordani, për të vazhduar përsëri me autobusë deri në destinacionin e duhur.

Megdi Selimi64 vjeç nga Saraji i Shkupit nuk mund të përshkruante me fjalë kënaqësinë e tij të madhe. Ai tha se ndjehet shumë mirë dhe falënderon Zotin që i ka mundësuar të shkojë në Haxh.

“Këtë moment e ndjejë shumë mirë dhe shumë jam të kënaqur. Nuk di si ta përshkruaj këtë kënaqësi. Me shëndet jemi mirë. InshaAllah Zoti na bën kabull këtë Haxh”, tha Selimi.

“InshaAllah na bën Zoti kabull ta vizitojmë atë vend dhe ta kryejmë Haxhin. InshaAllah, Zoti ua mundëson të gjithëve. Më shumë nuk di çka të them”, u shpreh Nuhi Fejdullahu nga Shkupi.

Por, në mesin e tyre ka edhe prej atyre që shkojnë për herë të dytë në Haxh. Rasti i tillë është me 70 vjeçarin nga Shkupi, Enver Veseli. Ai thotë se vendet e shenjta do të kishte dëshirë ti vizitonte edhe herëve tjera.

“Do të shkojmë në Haxh, inshaAllah me të mira, rruga e hajrit. Shkojmë dhe kthehemi shëndosh e mirë dhe ju gjejmë juve si më mirë”, thotë ai.

Gëzimin e madh po ashtu nuk mund ta përshkruante me fjalë as zonja Nelije Nebioska. Ajo tha se ndjehet tejet e lumtur që po shkon në Haxh.

 

“Allahu ma mundësoi të shkojë në Haxh. Djali im më ka bërë gati. Mirë jemi me shëndet”, tha mes tjerash Nelije Nebioska, 55 vjeçe nga Shkupi.

Nga ana tjetër Jusuf Zimeri, përfaqësues i Rijasetit të BFI-së iu uroi shëndet dhe udhëtim të rehatshëm haxhilerëve. Ai shpreson se haxhilerët do të kthehem shëndosh e mirë dhe se Zoti do t’ua pranojë Haxhin.

“Sot u bë nisja e parë e grupit të haxhilerëve për të kryer farzin e pestë të islamit. I lutemi Allahut fillimisht të jenë shëndosh e mirë, të shkojnë rehat dhe të kthehen prej Haxhit me një Haxh të pranuar prej Allahut për të cilin nuk ka shpërblim tjetër përveç xhenetit. Këta të cilët ia mësyejnë vendeve të shenjta Mekës dhe Medinës ku kryhet farzi i Haxhit shpresojmë të jenë të qetë gjatë rrugës, të jenë mirë me shëndet dhe të kalojnë mirë dhe të ngelin me shpresa që edhe viteve tjera ti vizitojnë ato vende”, tha përfaqësuesi i Rijasetit të BFIM-së, Jusuf Zimeri.

Ai më tej bëri të ditur se haxhilerët në Haxh shkojnë në forma të ndryshme të organizimit, përmes vijës ajrore dhe përmes agjencive me autobusë që të gjitha nën organizim të BFIM-së. Ndryshe, pak para nisjes së haxhilerëve u mbajt edhe një program i pasur në të cilin u kënduan pjesë nga Kur’ani famëlartë dhe Ilahi. Nga Maqedonia këtë vit në Haxh do të shkojnë 1500 haxhilerë.

Artikulli paraprakTetovari që krijoi makinën e parë elektrike (Video)
Artikulli vijuesKameramanja hungareze shkelmoi refugjatët sirian (VIDEO)