Erdogani ia jep fjalën Thaçit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i ka dhënë fjalën zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi për përkrahjen e tij në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Thaçi ka thënë se tani po niset në Paris optimist për votimin ndaj Kosovës.

Ja statusi:

Sapo përfundova takimin me Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan. Biseduam për raportet e shkëlqyera në mes shtetit turk dhe atij kosovar, për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. E falënderova Presidentin Erdoğan për mbështetjen e tij dhe të Turqisë për shtetin e Kosovës dhe popullin e saj. Në vazhdën e angazhimit tonë për UNESCO, tash po nisem për në Paris. HTH

Artikulli paraprakMyftiu i Sanxhakut serbëve: Bëhuni humanë si shqiptarët (video)
Artikulli vijuesEdhe një Xhami në Shkodër – U inaugurua xhamia e re në kalanë e Drishtit