Pas takimit të kryeminsistri turk Binali Yıldırım me zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden u mbajt një konferencë e përbashkët për media, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendëspresidenti amerikan Biden duke përgënjeshtruar peretendimet se vendi i tij kishte dijeni më parë për tentativën e puçit në Turqi tha se “dënon tentativën e puçit të ndodhur më 15 korrik”.
“Ne e admirojmë guximin e popullit turk. Ata duke hipur mbi tanke mbrojtën në këtë mënyrë demoracinë. Për këtë arsye shpreh ngushëllimet ndaj gjithë popullit turk”, deklaroi Biden.
foli edhe në lidhje me ekstradimin e Fetullah Gülen-it. “Qeveria jonë do të bëjë të pamundurën që t’u sjellë përpara autorët e që janë përgjegjës për tentativën e grusht shtetit. Ka ligje, që janë baza e vendit tonë. Ashtu siç ia kam shprehur edhe kryeministrit ne bashkëpunojmë. Ekspertët tanë ligjor momentalisht janë duke punuar me kolegët turq, po shqyrtojnë provat dhe dokumentet. Këto dukomente duhet ti dorëzohen autoriteteve amerikane dhe duhet të përegatiten sipas ligjeve tona dhe marrëveshjes së ekstradimit të fajtorëve. Në këtë mënyrë mund të dorëzojmë Gülen-in. Ne asnjëherë nuk kemi për qëllim të mbrojmë një person, veçanërisht një person që dëmton një aleat tonin, por jemi të detyruar t’u përmbahemi ligjeve tona”, tha Biden.
Ndër të tjera ai shtoi se “Forcat e YPG-së dhe të Sirisë në asnjë mënyrë nuk duhet të kalojnë në anën tjetër të lumit. Në rast se ato kalojnë nuk do të kenë mbështetjen e SHBA-ve”.