Profesorët e UP-së gëzohen për rënien e studentëve në provim! A e dini pse?

Profesorët e Universitetit të Prishtinës kanë një arsye të fortë për t’iu gëzuar rënies së studentëve nga provimet.

Prej vitesh ata marrin nga 60 centë për çdo student që hyn në provim, si një stimulim shtesë, përveç pagës bazë.

Ndonëse kanë frikë se do t’iu hakmerren nëse flasin hapur, në kushte anonime studentët thonë që kjo ndikon që disa prej profesorëve të mos i kalojnë qëllimisht në disa afate rresht, raporton KTV.
Zëvendëskryetari i Këshillit Drejtues të UP-së, Leon Malazogu, ka deklaruar se ky institucion ka marrë një iniciativë për të rishikuar ligjet që rregullojnë këtë çështje.

Prodekani për Financa i Fakultetit Filozofik, Agim Zogaj, ka thënë se pajtohet me rishikimin eventual të kësaj rregulloreje, transmeton koha.net.

Falë këtij rregulli, gjatë afateve të provimeve, në fakultetet si Juridiku dhe Ekonomiku, ku numri i studentëve është shumë i madh, profesorët vazhdojnë të marrin deri në 3000 euro për një muaj.G.B/KOHAISLMAE
Artikulli paraprakJep dorëheqje Miliband, shembull për partitë në Kosovë
Artikulli vijuesAkullore shtëpie me vanilje