Biden: ShBA-të janë të frustruara me Izraelin

Disa komente të zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, shfaqin vazhdimin e tensioneve në mes të Amerikës dhe Izraelit.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka dhënë një kritikë të mprehtë dhe jot ë zakonshme ndaj qeverisë së Binyamin Netanyahu-t, duke thënë se kryeministri izraelit është duke e drejtuar vendin e tij në kahun e gabuar përmes politikave të tij.

Biden sqaroi se administrate amerikanë është tejet e frustruar me Izraelin.

Edhe pse gjatë një paraqitje në një Grup Amerikano-Hebrej ai kritikoi edhe Palestinën për dështimin në rundin e fundit të bisedimeve për paqe në Lindjen e Mesme, vërejtjet e tij ndaj kryeministrit izraelit spikatën më shumë, shkruan The Guardian.

“Unë fuqishëm besoj se veprimet e viteve të fundit të qeverisë izraelite – ekzpanzioni sistematik përmes ndërtimit të banesave, zaptimi i tokave – janë duke na drejtuar neve por ajo që është më e rëndësishmja, po e drejtojnë Izraelin në drejtim të buar,” ka thënë Biden.

Vërejtët e tij tregojnë të kundërtën e asaj që është thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë duke u kthyer në normalitet pas mospajtimeve të thella sa I përket marrëveshjes nukleare me Iranin.

Por, Biden insiston se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për sigurinë e Izraelit.

“Pa marrë parasysh çfarë mosmarrëveshje politike kemi me Izraelin – dhe ne kemi të tilla aktualisht – ne asnjëherë nuk vëmë në dyshim përkushtimin tonë për sigurinë e Izraelit,” ka thëna ai./Insajder/

Artikulli paraprakInstitucionet, 200 milionë euro borxhe
Artikulli vijuesIsh-zëdhënësi i Pentagonit: Edi Rama është i lidhur me korrupsionin