Syzet LED e bëjnë programimin më interesant

Programimi në kompjuter dhe moda nuk janë dy fusha që lidhen shumë me njëra-tjerën.

Por Kickstarter Bright Eyes shpreson ta ndryshojë këtë fakt përmes një palë syzesh dixhitale.

Edhe pse syzet LED mund të ngjajnë si tipi i atyre të Lil Wayne, ato janë të projektuara në fakt për të ndihmuar dhe për të nxitur njerëzit që të përfshihen në procesin e kodimit, një element kyç në botën e sotme teknologjike.

Syzet vijnë së bashku me një kuti mjetesh DIY që ju lejon të programoni 174 dritat LED, si dhe një kartë micro SD që i mundëson syzeve të luajnë grafikë dhe video. Krijuesit po punojnë tashmë për të shtuar tutorialet e nevojshme që ju tregojnë hap pas hapi ndërtimin e një njësie të suksesshme.

Këto lloj syzesh mund të përdoren për disa opsione

Nëse syzet janë vërtet tërheqëse për ju, atëherë ka opsione për të programuar grafikën, animacionet, sensorët që i përgjigjen muzikës, ose mund t’i lidhni ato me llogarinë tuaj në Twitter që shpërndan cicërima.

“Shpresojmë që kjo kuti veglash do të frymëzojë shumë njerëz për të mësuar se si të programojnë dhe më pas të fillojnë të krijojnë gjëra mahnitëse për teknologjinë”,- u shpreh krijuesi i projektit, Daniel Hirschmann në faqen e tij në Kickstarter.

Projekti në Kickstarter duhet të mbledhë ende edhe 17 000 $ për të arritur qëllimin. (PCWorld Albanian/kohaislame

Artikulli paraprakSi të rrisni një femije të lumtur?
Artikulli vijuesBie besnikëria ndaj iPhone pas lançimit të iPhone 5