Arabia Saudite ka ulur çmimin e naftës së saj eksportuese në tregjet e Azisë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se kompania shtetërore e naftës ARAMCO e Arabisë Saudite ka ulur çmimin e naftës me 0.20 deri në 1.00 dollar për blerësit në tregjet e Azisë në krahasim me çmimin rajonal të naftës në Azi.
Ulja e çmimit të naftës së Arabisë Saudite bëhet në kohën kur rezervat financiare të këtij vendi për shkak të rënies së çmimit të naftës dhe për shkak të agresionit ushtarak të regjimit Al Saud në Jemen dhe për shkak të mbështetjes financiare ndaj grupeve terroriste në Siri dhe Irak, kanë në nivelin më të ulët të tyre në katër vitet e fundit.
Nga ana tjetër, rezervat naftore të Arabisë Saudite në fund të vitit 2015 janë deklaruar të jenë në vlerë të 611 miliardë e 900 milionë dollarë.
Ky niveli më i ulët që nga viti 2011. Vlen të theksohet se Arabia Saudite është prodhuesi i dytë më i madh i naftës në botë pas Rusisë, ndërsa në vitin 2015 është përballur me një mungesë të buxhetit në vlerë rë 98 miliardë dollarëve për shkak të reduktimit të të ardhurave naftore.