Siri – Shpërthim afër selisë së shtabit të ushtrisë së Asadit

0
180

Afër godinës së Selisë së Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë siriane, që ndodhet në Sheshin Emevije të kryeqytetit Damask, ka shpërthyer një bombë duke shkaktuar plagosjen e 3 personave.

Bomba e vendosur në një makinë të lënë në një parking ka shpërthyer me një zhurmë të madhe.

Zhurma u bë edhe më e madhe kur mori flakë dhe shpërtheu edhe një autobot me karburant që ndodhej pranë autobombës.

Bëhet e ditur se nga trysnia e shpërthimit janë thyer edhe xhamet e hotelit që ndodhet afër vendit të ngjarjes dhe ku qëndrojnë vëzhguesit e OKB-së. Mësohet se në shpërthim nuk ka pasur të plagosur.

Sulmi është marrë përsipër nga Ushtria për Sirinë e Lirë.

Nga ana tjetër Koordinatorja e OKB-së për Ndihmat Humanitare, Valeri Amos, e cila ndodhet në Damask për të gjetur rrugët e dërgimit të ndihmave humanitare për civilët e prekur nga përleshjet në terren, ka vizituar refugjatët e sistemuar në shkollat e lagjes Zehra të kryeqytetit sirian./trt/kohaislame