Në javën e parë të armëpushimit të pjesshëm dhe të përkohshëm i cili zbatohet në Siri, Rusia dhe regjimi i Asadit vazhdojnë sulmet e tyre kundrejt opozitarëve, theksohet se është ulur relativisht numri i viktimave nga radhët e civilëve për shkak se janë shënjestruar më pak vendbanimet civile, raporton Anadolu Agency (AA).
Kaluan një javë nga marrëveshja për ndalimin e luftimeve e cila ka kuptim të një armëpushimi të pjesshëm dhe përkohshëm në Siri. Por, natën e 27 shkurtit kur filloi armëpushimi, forcat e regjimit të Asadit dhe Rusia vazhduan t’i godasin, Turkmendag (Malin Turkmen) në Latakia, perëndimin e Halepit, jugun e Idlibit, Guta-n e cila gjendet në lindje të Damaskut, fshatrat perëndimore dhe qendrën e Dera-s.
Burimet lokale, transmetojnë se vendbanimet civile jashtë Latakia-s dhe Dera shënjestrohen relativisht më pak, për shkak të së cilës është ulur numri i viktimave nga radhët e civilëve.
– Brenda një jave humbën jetën 75 civilë-
Rrjeti i të Drejtave të Njeriut në Siri (SNHR) njoftoi se brenda një jave marrëveshja është shkelur 216 herë dhe se kanë humbur jetën 75 civilë.
Numri i viktimave civil relativisht është ulur, ndërsa shpërndarja e ndihmave në vendet të cilat janë nën rrethim, pjesë tjetër e armëpushimit, është ndërprerë.
Në javën e parë të armëpushimit, nga 18 vende nën rrethim, vetëm në qarkun Muaddamije të Damaskut dhe në lagjen Kafr Batna të Gutës Lindore është futur ndihmë humanitare.
Ndihmës-zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Farhan Haq ditë më parë kishte treguar se po vazhdojnë përpjekjet për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri, por regjimi i sfidon në disa rajone.
Gjithashtu edhe burimet lokale në Muaddamije kishin theksuar se 10 kamionë me ndihmë të cilët nuk janë lejuar të kalojnë nga ana e forcave të regjimit, dje kanë mundur të hyjnë në qark ku ka pasur vetëm ushqim dhe materiale për higjienë, por nuk janë dërguar lëndë mjekësore të cilat iu duhen të sëmurëve kronikë.
Ndërsa në Kafr Batna kanë hyrë 7 kamionë me lëndë mjekësore dhe 8 kamionë me ushqime, por u theksua se këto ndihma janë të mjaftueshme vetëm për një të tretat e popullit.