Gazeta gjermane “Bild” i ka kushtuar një hapësirë të gjerë kombëtares shqiptare e cila edhe për pak javë do të udhëtojë për në Francë ku për herë të parë është pjesë e kampionatin evropian “Euro 2016”. Kualifikimin Shqipërisë në këtë garë evropiane, gazeta e quan sensacion dhe historik.
“Suksesi historik, i cili në tetor me fitoren 3:0 ndaj Armenisë, 2.9 milionë banorë të këtij shteti ngjalli një entuziazëm të paparë. Ekipi kombëtarë tashmë është “krenaria e kombit’”, shkruan prestigjiozja gjermane.
Pas kësaj fitore, i entuziazmuar kishte komentuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama: “Një ëndërr e pabesueshme që është bërë realitet. Shqipëria shkruan histori në kampionatin Evropian”, përcjell “albinfo.ch”.
Kualifikimet për Shqipërinë kanë shënuar ngritje dhe ulje, por në fund ekipi i trajnerit Gianni De Biasi me 14 pikë të siguruara prej 24 të mundshmëve arriti të marr vendin e dytë në tabelë duke lënë jashtë kampionatit Danimarkën dhe Serbinë.
Shumë e rëndësishme për kualifikimet e Shqipërisë sipas gazetës ishte fillimi i mbarë duke fituar 11 pikë në pesë ndeshjet e para. Më e befasuesja ishte rezultati 1-0 ndaj Portugalisë në Portugali. Ndërkohë përmend edhe dronin e ngritur në Beograd që pasoi me skandalin e lojës së Shqipërisë më Serbinë dhe ndërprerjen ndeshjes që më pas tri pikë i mori Shqipëria.
Ndonëse ekipi kombëtar i Shqipërisë nuk ka ndonjë emër të njohur të futbollit botërorë, megjithatë disa prej tyre janë të rëndësishëm në ekipet ku ata luajnë.
Në këtë rast, Bild përmend mbrojtësin 21 vjeçar, Elseid Hysaj, si një nga futbollistët më të çmuar të kombëtares dhe të ekipit italian Napoli. Vlera e tij e tregut sillet rreth nëntë milionë euro. Pastaj veçon Etrit Berishën, Lorik Canën, Taulant Xhakën, Amir Abrashin, Mërgim Mavrajn e të tjerë, njofton “albinfo.ch”
Po ashtu gazeta në këtë shkrim, thekson se motivuesi më i madh për këto rezultate është trajneri italian, De Biasi, i cili vite më parë ka marrë edhe nënshtetësinë e Shqipërisë.
You Might also Like
Shtetet që nuk e njohin pavarësinë bllokojnë vendimin e NATO-s për FSK-në
Forca e Sigurisë e Kosovës nuk po mund të pavarësohet, në mungesë të një vendimi…
By
Redaksia
2 Min Read
Prodhuesit e armëve në Amerikë kërcënojnë lidhur me pushimin e qeverisë
Prodhuesit e armëve në Amerikë kanë paralajmëruar në lidhje me ndikimet negative të pushimit të…
By
Redaksia
1 Min Read
Obama përdor veto kundër Senatit nëse duan sanksione kundër Iranit
Shtëpia e Bardhë tha se një projekt-ligj i ri me sanksione kundër Iranit do të…
By
Redaksia
2 Min Read
Shala: Shteti i shkelur!
Publicisti Blerim Shala është shprehur tepër pesimistë me zhvillimet në Kosovës pas shpalljes së pavarësisë…
By
Redaksia
6 Min Read
Turqia dhe Bosnje-Hercegovina kanë shumë pika të përbashkëta
Turqia, e cila çdo herë ka qenë miku i madh i Bosnjës edhe sot ka…
By
Redaksia
6 Min Read
Forcat turke vrasin snajperistin serb gjatë aksionit kundër PKK-së
Një snajperit me origjinë nga Serbia, i cili luftonte në anën e Partisë Punëtore të…
By
Redaksia
1 Min Read
