Birra dhe besimtari mysliman Mustafi: I dhashë nji mësim të mirë Valencias

Shkodran Mustafi, në nji intervistë për britaniken “The Sun” të publikueme dje, ka folë për incidentin me nji shishe birre në Valencia.

Besimtari i devotshëm mysliman, 24-vjeçar Shkodran Mustafi, ka pasë nji betejë me nji shishe, të cilën e humbi, kur nji sponsor birre e vendosi para tij gjatë nji konference për mediat të ish lojtarit të Valencias.

Mbrojtësi i lindun në Gjermani, me prindë shqiptarë, nuk ishte i kënaqun me këtë incident dhe nuk pranoi me folë me mediat deri sa shishja të hiqej.

“Unë nuk due që njerëzit të mendojnë se po e baj këtë me i ba reklamë birrës”.

“Në fund, shishja qëndroi aty ku ishte, por ekipi dhe kompania e birrës më kërkuen falje, sepse ata e kuptuen se alkoholi për nji mysliman nuk asht i pranuem në asnji formë”.

“Dhe morali asht se besimet e tilla tashma respektohen në Valencia”, ka thanë Mustafi.

“Të jesh nji mysliman asht shumë e randësishme për mue, ma e randësishme se çdo gja”, ka thanë lojtari i Arsenalit.

https://www.youtube.com/watch?v=7CmiWWZ-HkA

Artikulli paraprakA DO TË “DIGJET” PËR HERË TË PESTË XHAMIA E IBRIT?
Artikulli vijuesBDI e PDSH dorë për dore me VMRO-në kundër zbardhjes së rastit “Monstra”, “Sopoti” dhe “Lagjes Trimave”..