Si e definoj shtetin e Kosoves?

Definicionin me interesant qe e kam degjuar per Kosoven, ka qene ky: “Kosova eshte kaos i organizuar!” Nuk e di as autorin, as kush ma ka thene, as asgje, por e di qe nuk eshte definicioni im, por kjo nuk e zbeh kurrsesi se eshte definicion loçkoman, pavaresisht kush e thote nje diçka si kjo ‘kaos i organizuar’ ha-ha-ha!
Por definicioni im per Kosoven eshte: Vendi, ku e jashtezakonshme behet e zakonshme dhe e zakonshmja nuk behet e jashtezakonshme; dhe çdo ngjarje qe i sherben maksimalisht nje politikani, e jo nje kombi, quhet ngjarje historike, veper historike, date historike, merite historike, projekt historik…
Kosova ka 18 vjet qe eshte me papunesi e varferi rreth 40 perqind te pazbritshme, ndersa kurre nuk ka mbajtur seance te jashtezakonshme! Ndersa per shume raste te tjera, u mbytem krejt me seanca te jashtezakonshme! Madje aq shume eshte keqperdorur cilesori ‘i jashtezakonshem’ ne Kosove, sakaq duket teper i zakonshem kur diçka thuhet e jashtezakonshme! Jo vetem ne politike, por hiperbola ‘veper e jashtezakonshme’, ka degraduar edhe ne kritiken letrare mbi ndonje liber te ri…
Ne Kosove, e jashtezakonshmja u be e zakonshme; me nje fjale edhe tragjedite me te medha shkaktojne mpirje, indiference, apati…
Kosova eshte vendi ku e jashtezakonshmja tingellon si e zakonshme dhe e zakonshmja kurre nuk behet e jashtezakonshme, si varferia, papunesia..

Artikulli paraprakRritet çmimi i naftës së papërpunuar Brent
Artikulli vijuesBisedimet për Qipron, arrihet zgjedhje në disa çështje