Bixhozi dhe kendëveshtrimi Islam

BIXHOZI

Bixhozi, gjithashtu është një nga veset më të dëmshme e më të rrezikshme që ka ndaluar Islami. Bixhozi është, sipas Islamit, çdo lojë me të holla, krahas bastit me ndonjë vlerë, ku secili pjesëmarrës është i detyruar të fitojë a të humbë. Çdo lojë e këtillë, prej atyre popullore (p.sh. “unaza”, “guri nga krahu”, “garat e vrapit”, etj.) e “letrave”, “shkrepëseve” , “shahut”, deri te llotaria – të gjitha këto janë të ndaluara, nëse partnerët luajnë me të holla.

Ndërsa loja miqësore, për hir të zbavitjes e pushimit, por pa depozitim të hollash ose vlerash të tjera, nuk është e ndaluar ngase kjo, në realitet, nuk është bixhoz- me kusht që një lojë e këtillë të mos shndërrohet në pasion që do ta shpien¬te njeriun nga kufiri i mesatares (përkorësisë) në papu-në¬si e përtaci.
Po kështu, Islami nuk e konsideron të ndaluar nëse një pa-lë, një person, nga vullneti i vet i mirë, ose ndonjë person i tre¬të të depozitojë të holla për t’i marrë fituesi, por me kusht që partneri tjetër të mos ketë ndonjë borxh ose detyrim për të depozituar nga vetja.
Ndërkaq, bixhozi ku partnerët depozitojnë të holla në ndonjë lojë, dhe çdonjëri përpiqet të fitojë në dëm të tjetrit është i urrejtur dhe rreptësisht i ndaluar (haram) në Islam. Loja e këtillë (bixhozi) konsiderohet sipas mësimit islam si mëkatet më të mëdha.
Kur të merren në konsideratë parimet morale e shoqërore, nga një anë, dhe pasojat e ndikimet e bixhozit te njeriu, nga ana tjetër, atëherë na bëhet i qartë qëndrimi i këtillë i Isla¬mit kundrejt bixhozit.
Parimi islam është se muslimani duhet të fitojë pasuri me punë të ndershme. Pasuria e huaj, sipas Islamit, është e mbroj-tur dhe e pacënueshme (parimi i lirisë së pasurisë), prandaj askush nuk guxon ta marrë a ta përvetësojë atë, përveçse në mënyrë ligjore (p.sh. me anë të ndërrimeve të pronave ose me anë të dhuratës).
Ndërkaq, marrja e pasurisë së dikujt me anë të bastit ose bixhozit paraqet përvetësimin e pronës së huaj në mënyrë joligjore dhe jo të ndershme, e kjo sipas Kur’anit është e ndaluar rreptësisht për muslimanët.

“Mos i hani pasurinë njëri-tjetrit pa të drejtë” (El-Bekare: 188)

Kumarxhiu e shkatërron dhe e shkapërderdh pasurinë e vet, e kjo sipas Islamit është e ndaluar. Bixhozi e pushton njeriun psi¬qikisht dhe ia merr të tërë kujdesin, e dalldis atë dhe, në njëfarë mënyre, e deh porsi alkooli. Prandaj ai gjithë fuqinë dhe kohën e vet e shpenzon në punë të dëmshme, e kjo sërish, sipas Islamit, është mëkat i posaçëm. Bixhozi u shkakton njerëz¬ve entuziazëm të tepruar e të dëmshëm, zhgënjim, urrejtje të ndërsjellë, e kjo është e ndaluar dhe mëkat (haram).

Sikundër shumë dukuri e shprehi shoqërore, edhe bixhozi sot në botën e kulturuar ëshë vënë nën thjerrëzën e shkencës dhe të studimeve, e quajtur zakonisht “psikologjia e bixhozit”. Këto studime zbulojnë tërë tmerrin dhe trishtimin e bixhozit, të cilat nuk mbesin prapa trishtimeve të alkoolit e drogës, nëse nuk i tejkalojnë këto.

Kur bixhozi i bëhet njeriut pasion e shprehi, e kjo ndodh shpejt, atëherë ai është bixhozçi dhe në këtë rast mund të thuhet se ky njeri është i zhytur, i humbur, derisa të shpë¬tojë nga ky kob. Psikiatërt i kanë vëzhguar bixhozxhinjtë dhe kanë shënuar deklaratat dhe rezultatet e vëzhgimit të ty¬re. Entuziazmi më i madh dhe një lloj kënaqësie e tepruar e kaplon bixhozçiun zakonisht gjatë lojës ose bastit. Njëri prej ty¬re thotë: “Për mua rëndësia (vlera) e jetës është vetëm në atë gudulisje dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm gjatë kohës së lojës.”
I dyti thotë: “Kur luaj bixhoz, humbas çdo ndjenjë për rrethin, pa marrë parasysh se kush gjendet aty. Atëherë për mua nuk ekziston asgjë.” Një kumarxhi nuk ka ardhur në varri-min e babait të tij, vetëm pse nuk ka mundur të ndërpresë bi-xhozin e vet! Mjaft martesa dhe familje janë shkatërruar për shkak të bixhozit. Pasioni për bixhoz ia shkatërron njeriut të gjitha virtytet kryesore dhe vlerat njerëzore, ia mbyt arsy¬en, dinjitetin njerëzor dhe nderin. Bixhozçiu është i gatshëm të mashtrojë, të gënjejë, të vjedhë, madje edhe të vrasë njeriun, vetëm e vetëm që të arrijë deri te mjetet për bi¬xhoz. Gjëja më e keqe është se kumarxhinjtë këto veprime çnjerëzore nuk i konsiderojnë dot si krime, meqë ku¬ma¬ri ua shkatërron vetëdijen dhe aftësinë e gjykimit nor¬mal njerëzor.
Me siguri se për shkak të ndikimit të këtillë të bixhozit në psikën dhe vetëdijen e njeriut, si dhe për shkak të mungesës së vetëdisiplinës dhe rregullit, bi¬xho¬zi po përhapet tmerrësisht dhe po merr vrull të fuqishëm në mbarë botën. Kjo më së miri shihet nga të dhënat që dalin herëpashere në dritë. Në vitin 1968 në Amerikë njerëzit kanë depozituar në baste, vetëm në vrapimet e kuajve, rreth katër miliardë e gjysmë dollarë. Mendohet se në vitin 1968 amerikanët kanë depozituar në baste dhe në bixhozet e tjera të llojllojshme mbi njëqind miliardë dollarë. Bixhozi është në përhapje e sipër edhe te ne, edhe pse, së paku në një pjesë, ligjet e ndalojnë atë. Një “punë” dhe “zanat” i palejuar mund të gjendet nëpër qytetet dhe fshatrat tona, pikërisht te banorët muslimanë. Edhe pse zakonisht këta janë njerëz që nuk dinë asgjë për Islamin dhe nuk kanë fituar edukatë islame, megjithatë edhe këta paraqesin turp e fatkeqësi, si për veten e tyre ashtu edhe për muslimanët, madje edhe për bashkësinë mbarë¬kombëtare.
Kur të merren parasysh të gjitha këto, atëherë pra bëhet e qartë përse Islami e ka ndaluar aq vendosmërisht çdo lloj bixho-zi, lojë me të holla, madje qoftë kjo edhe në sasi tejet të vogël. Atëherë na bëhet e qartë madhështia dhe lartësia e atyre fjalëve kur’anore, ku ndër të tjera thuhet se bixhozi është “punë e ndyrë e djallit”, të cilën muslimani duhet ta hedhë shumë larg vetes dhe t’i shmanget vendosmërisht për hir të fatit të vet dhe për hir të dinjitetit njerëzor. Kjo është thënë në ajetin e cituar më herët:

*“O besimtarë! Me të vërtetë, vera, bixhozi, statujat dhe shigjetëzat e fallit janë gjëra të ndyra, punë djalli. Prandaj largohuni nga këto që të arrini atë që dëshironi! Djalli dëshiron që, me anë të pijeve alkoolike e me bixhoz, të fusë në mes jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë juve nga të kuj¬tuarit e All-llahut dhe nga namazi. Pra, a do të shmangeni?!” (El–Ma’ide: 90-91)

Këto Fjalë të All-llahut në Kur’an vërtet janë madhështore. Në pika të shkurtra, tregojnë përsosmërisht thelbin dhe fotografinë tmerruese të dy kobeve të mëdha: të alkoolit dhe të bixhozit. Këto fjalë hyjnore, këto të vërteta të lartësuara për dëmin e bixhozit, tregojnë të gjitha ato ndikime të rrezikshme dhe shkatërruese të këtij kobi, mbi të cilin folëm para¬pra¬kisht. Këto fjalë të lartësuara çdo musliman duhet t’i vërë në zemrën dhe në vetëdijen e vet, si bazë dhe udhëzim për pa¬rimin (rregullin) e vet jetësor; që asnjëherë dhe në asnjë rre¬thanë të mos merret e të mos zbavitet me bixhoz, d.m.th. me bast ose me ndonjë lojë tjetër me të holla;nëse dëshiron të mbe¬tet dhe të jetojë si njeri dhe si musliman. Mëkati i madh i bi¬xhozit, sipas Islamit, duket qartë, përveç fjalëve kur’anore, edhe nga disa hadithe. Kështu, sipas një transmetimi, Muhamedi s.a.v.s. ka thënë:

“Kush e thërret shokun e vet të luajë bixhoz, le të pendo-het dhe le të ndajë sadaka!”

Kjo do të thotë: Nëse njeriu ka vendosur, është nisur ose e ka ftuar dikë, për të luajtur bixhoz, duhet të pendohet menjëherë dhe të heqë dorë nga kjo dhe si pjesë përbërëse e pen¬dimit duhet të ndajë sadaka (lëmoshë). Me këtë njëkohë-sisht theksohet se të hollat që njeriu do t’i shpenzonte në bixhoz, është më mirë të jepen për qëllime mirëbërëse.
Loja me të holla, bixhozi, nuk mund të arsyetohet assesi si¬pas Islamit. Arsyetimet dhe përallat se bixhozi mund të ketë edhe disa qëllime humane – si p.sh. bingoja ose llotaritë e lloj-llojshme, të cilat ngadonjëherë jepen për “qëllime mirëbërëse” nuk kanë vend e as arsyetim në Islam. Sipas konceptit islam, njerëzit duhet të kultivojnë dhe të zhvillojnë ndjenjat, vullnetin dhe interesimin për dhënie të vetëdijshme, sado e vogël qoftë, për qëllime mirëbërëse, ngase vetëm kështu ata e rea¬li¬zojnë aktin human. Duke i lënë dikujt “mirësi” me anë të bi¬xho¬zit, bingos etj., e mund të shkaktohet dëmi i pa¬ne¬vojshëm e i palejueshëm, edhe ndaj vetvetes edhe ndaj të tjerëve, me¬që në këtë mënyrë hapet rruga, gjasat dhe mundësitë për sa¬ji¬min e shprehisë së keqe të bixhozit. Prandaj muslimani i ve¬të¬dijshëm dhe i ndershëm nuk do t’i hidhte paratë e veta në bingo ose në ndonjë lojë tjetër bixhozi për hir të ndonjë “qëllimi human”, pasi më me endje do t’i jepte për ndonjë qëllim të caktuar bamirës. Ai nuk do të merrte pjesë në bingo ose në çdo lloj tjetër bixhozi pa kurrfarë preteksti.

 

Bixhozi është një nga veset më të dëmshme e më të rrezikshme që ka ndaluar Islami. Bixhozi është, sipas Islamit, çdo lojë me të holla, krahas bastit me ndonjë vlerë, ku secili pjesëmarrës është i detyruar të fitojë a të humbë. Çdo lojë e këtillë, prej atyre popullore (p.sh. “unaza”, “guri nga krahu”, “garat e vrapit”, etj.) e “letrave”, “shkrepëseve” , “shahut”, deri te llotaria – të gjitha këto janë të ndaluara, nëse partnerët luajnë me të holla.

Ndërsa loja miqësore, për hir të zbavitjes e pushimit, por pa depozitim të hollash ose vlerash të tjera, nuk është e ndaluar ngase kjo, në realitet, nuk është bixhoz- me kusht që një lojë e këtillë të mos shndërrohet në pasion që do ta shpiente njeriun nga kufiri i mesatares (përkorësisë) në papunësi e përtaci.

Po kështu, Islami nuk e konsideron të ndaluar nëse një palë, një person, nga vullneti i vet i mirë, ose ndonjë person i tretë të depozitojë të holla për t’i marrë fituesi, por me kusht që partneri tjetër të mos ketë ndonjë borxh ose detyrim për të depozituar nga vetja.

Ndërkaq, bixhozi ku partnerët depozitojnë të holla në ndonjë lojë, dhe çdonjëri përpiqet të fitojë në dëm të tjetrit është i urrejtur dhe rreptësisht i ndaluar (haram) në Islam. Loja e këtillë (bixhozi) konsiderohet sipas mësimit islam si mëkatet më të mëdha.

Kur të merren në konsideratë parimet morale e shoqërore, nga një anë, dhe pasojat e ndikimet e bixhozit te njeriu, nga ana tjetër, atëherë na bëhet i qartë qëndrimi i këtillë i Isla*mit kundrejt bixhozit.

Parimi islam është se muslimani duhet të fitojë pasuri me punë të ndershme. Pasuria e huaj, sipas Islamit, është e mbrojtur dhe e pacënueshme (parimi i lirisë së pasurisë), prandaj askush nuk guxon ta marrë a ta përvetësojë atë, përveçse në mënyrë ligjore (p.sh. me anë të ndërrimeve të pronave ose me anë të dhuratës).

Ndërkaq, marrja e pasurisë së dikujt me anë të bastit ose bixhozit paraqet përvetësimin e pronës së huaj në mënyrë joligjore dhe jo të ndershme, e kjo sipas Kur’anit është e ndaluar rreptësisht për muslimanët.

“Mos i hani pasurinë njëri-tjetrit pa të drejtë” (El-Bekare: 188)

Kumarxhiu e shkatërron dhe e shkapërderdh pasurinë e vet, e kjo sipas Islamit është e ndaluar. Bixhozi e pushton njeriun psiqikisht dhe ia merr të tërë kujdesin, e dalldis atë dhe, në njëfarë mënyre, e deh porsi alkooli. Prandaj ai gjithë fuqinë dhe kohën e vet e shpenzon në punë të dëmshme, e kjo sërish, sipas Islamit, është mëkat i posaçëm. Bixhozi u shkakton njerëzve entuziazëm të tepruar e të dëmshëm, zhgënjim, urrejtje të ndërsjellë, e kjo është e ndaluar dhe mëkat (haram).

Sikundër shumë dukuri e shprehi shoqërore, edhe bixhozi sot në botën e kulturuar ëshë vënë nën thjerrëzën e shkencës dhe të studimeve, e quajtur zakonisht “psikologjia e bixhozit”. Këto studime zbulojnë tërë tmerrin dhe trishtimin e bixhozit, të cilat nuk mbesin prapa trishtimeve të alkoolit e drogës, nëse nuk i tejkalojnë këto.

Kur bixhozi i bëhet njeriut pasion e shprehi, e kjo ndodh shpejt, atëherë ai është bixhozçi dhe në këtë rast mund të thuhet se ky njeri është i zhytur, i humbur, derisa të shpë*tojë nga ky kob. Psikiatërt i kanë vëzhguar bixhozxhinjtë dhe kanë shënuar deklaratat dhe rezultatet e vëzhgimit të tyre. Entuziazmi më i madh dhe një lloj kënaqësie e tepruar e kaplon bixhozçiun zakonisht gjatë lojës ose bastit. Njëri prej tyre thotë: “Për mua rëndësia (vlera) e jetës është vetëm në atë gudulisje dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm gjatë kohës së lojës.”

I dyti thotë: “Kur luaj bixhoz, humbas çdo ndjenjë për rrethin, pa marrë parasysh se kush gjendet aty. Atëherë për mua nuk ekziston asgjë.” Një kumarxhi nuk ka ardhur në varri*min e babait të tij, vetëm pse nuk ka mundur të ndërpresë bixhozin e vet! Mjaft martesa dhe familje janë shkatërruar për shkak të bixhozit. Pasioni për bixhoz ia shkatërron njeriut të gjitha virtytet kryesore dhe vlerat njerëzore, ia mbyt arsyen, dinjitetin njerëzor dhe nderin. Bixhozçiu është i gatshëm të mashtrojë, të gënjejë, të vjedhë, madje edhe të vrasë njeriun, vetëm e vetëm që të arrijë deri te mjetet për bixhoz. Gjëja më e keqe është se kumarxhinjtë këto veprime çnjerëzore nuk i konsiderojnë dot si krime, meqë kumari ua shkatërron vetëdijen dhe aftësinë e gjykimit normal njerëzor.

Me siguri se për shkak të ndikimit të këtillë të bixhozit në psikën dhe vetëdijen e njeriut, si dhe për shkak të mungesës së vetëdisiplinës dhe rregullit, bixhozi po përhapet tmerrësisht dhe po merr vrull të fuqishëm në mbarë botën. Kjo më së miri shihet nga të dhënat që dalin herëpashere në dritë. Në vitin 1968 në Amerikë njerëzit kanë depozituar në baste, vetëm në vrapimet e kuajve, rreth katër miliardë e gjysmë dollarë. Mendohet se në vitin 1968 amerikanët kanë depozituar në baste dhe në bixhozet e tjera të llojllojshme mbi njëqind miliardë dollarë. Bixhozi është në përhapje e sipër edhe te ne, edhe pse, së paku në një pjesë, ligjet e ndalojnë atë. Një “punë” dhe “zanat” i palejuar mund të gjendet nëpër qytetet dhe fshatrat tona, pikërisht te banorët muslimanë. Edhe pse zakonisht këta janë njerëz që nuk dinë asgjë për Islamin dhe nuk kanë fituar edukatë islame, megjithatë edhe këta paraqesin turp e fatkeqësi, si për veten e tyre ashtu edhe për muslimanët, madje edhe për bashkësinë mbarë*kombëtare.

Kur të merren parasysh të gjitha këto, atëherë pra bëhet e qartë përse Islami e ka ndaluar aq vendosmërisht çdo lloj bixhozi, lojë me të holla, madje qoftë kjo edhe në sasi tejet të vogël. Atëherë na bëhet e qartë madhështia dhe lartësia e atyre fjalëve kur’anore, ku ndër të tjera thuhet se bixhozi është “punë e ndyrë e djallit”, të cilën muslimani duhet ta hedhë shumë larg vetes dhe t’i shmanget vendosmërisht për hir të fatit të vet dhe për hir të dinjitetit njerëzor. Kjo është thënë në ajetin e cituar më herët: *“O besimtarë! Me të vërtetë, vera, bixhozi, statujat dhe shigjetëzat e fallit janë gjëra të ndyra, punë djalli. Prandaj largohuni nga këto që të arrini atë që dëshironi! Djalli dëshiron që, me anë të pijeve alkoolike e me bixhoz, të fusë në mes jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë juve nga të kujtuarit e All-llahut dhe nga namazi. Pra, a do të shmangeni?!” (El–Ma’ide: 90-91)
Këto Fjalë të All-llahut në Kur’an vërtet janë madhështore. Në pika të shkurtra, tregojnë përsosmërisht thelbin dhe fotografinë tmerruese të dy kobeve të mëdha: të alkoolit dhe të bixhozit. Këto fjalë hyjnore, këto të vërteta të lartësuara për dëmin e bixhozit, tregojnë të gjitha ato ndikime të rrezikshme dhe shkatërruese të këtij kobi, mbi të cilin folëm paraprakisht. Këto fjalë të lartësuara çdo musliman duhet t’i vërë në zemrën dhe në vetëdijen e vet, si bazë dhe udhëzim për parimin (rregullin) e vet jetësor; që asnjëherë dhe në asnjë rrethanë të mos merret e të mos zbavitet me bixhoz, d.m.th. me bast ose me ndonjë lojë tjetër me të holla;nëse dëshiron të mbetet dhe të jetojë si njeri dhe si musliman. Mëkati i madh i bi*xhozit, sipas Islamit, duket qartë, përveç fjalëve kur’anore, edhe nga disa hadithe. Kështu, sipas një transmetimi, Muhamedi s.a.v.s. ka thënë:

“Kush e thërret shokun e vet të luajë bixhoz, le të pendohet dhe le të ndajë sadaka!”

Kjo do të thotë: Nëse njeriu ka vendosur, është nisur ose e ka ftuar dikë, për të luajtur bixhoz, duhet të pendohet menjëherë dhe të heqë dorë nga kjo dhe si pjesë përbërëse e pendimit duhet të ndajë sadaka (lëmoshë). Me këtë njëkohë*sisht theksohet se të hollat që njeriu do t’i shpenzonte në bixhoz, është më mirë të jepen për qëllime mirëbërëse.

Loja me të holla, bixhozi, nuk mund të arsyetohet assesi sipas Islamit. Arsyetimet dhe përallat se bixhozi mund të ketë edhe disa qëllime humane – si p.sh. bingoja ose llotaritë e lloj*llojshme, të cilat ngadonjëherë jepen për “qëllime mirëbërëse” nuk kanë vend e as arsyetim në Islam. Sipas konceptit islam, njerëzit duhet të kultivojnë dhe të zhvillojnë ndjenjat, vullnetin dhe interesimin për dhënie të vetëdijshme, sado e vogël qoftë, për qëllime mirëbërëse, ngase vetëm kështu ata e realizojnë aktin human. Duke i lënë dikujt “mirësi” me anë të bixhozit, bingos etj., e mund të shkaktohet dëmi i panevojshëm e i palejueshëm, edhe ndaj vetvetes edhe ndaj të tjerëve, meqë në këtë mënyrë hapet rruga, gjasat dhe mundësitë për sajimin e shprehisë së keqe të bixhozit. Prandaj muslimani i vetëdijshëm dhe i ndershëm nuk do t’i hidhte paratë e veta në bingo ose në ndonjë lojë tjetër bixhozi për hir të ndonjë “qëllimi human”, pasi më me endje do t’i jepte për ndonjë qëllim të caktuar bamirës. Ai nuk do të merrte pjesë në bingo ose në çdo lloj tjetër bixhozi pa kurrfarë preteksti.

Artikulli paraprakMbrojtja e Pejgamberit (salallahu alejhi ua selam).
Artikulli vijuesUsame Ibnu Zejdi