Bizneset e huaja ikin nga Kosova

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka publikuar një hulumtim mbi trendët e ndërmarrësis të regjistruara dhe te shuara në periudhën 2010-2014.
 
Kryetari i AKB-së Agim Shahini tha se hulumtimi ka nxjerr rezultate shqetësuese. Shahini ka thënë se trendi është i keq dhe tregon që bizneset e huaja në Kosovë kanë shënuar trend negativ.
“Regjistrimi i bizneseve të huaja është dukshëm më i ulët në pak se 100 kompani në vit dhe kjo tregon se klima e bizneseve nuk është e mire”, tha Shahini.
 
Ky hulumtim tregon se gjatë periudhës 2010-2014 në Kosovë janë regjistruar 41 mije e 112 biznese re reja kurse janë mbyllur 6 mije e 647. Mbyllja e ndërmarrjeve te huaja dhe vendore me 2010 janë mbyllur 19 për qind; 2011, 13 për qind; 2012, 12.5 për qind; 2013, 17 për qind dhe 2014 janë mbyllur 18 për qind. Ky hulumtim flet edhe për humbjen e vendeve te punës. Mesatarisht çdo ndërmarrje e mbyllur ka pasur 2 e me shume punëtorë. Brenda 5 viteve 2010-2014 janë 13 mije persona që kanë mbetur pa punë si shkak i mbylljes së bizneseve.
 
 
Ndërsa kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet gerxhaliu ka thënë se është koha që qeveria t’i marrë për bazë rekomandimet e bizneseve që të përmirësohet të bërit biznes në Kosovë.
 
Edhe kryetari i Odes Amerikane në Kosovë Arian Zeka ka thënë se ikja e investitorëve të huaj është si pasoj e ngërçit politik që ka ndodhur vitin e kaluar në Kosovë.
 
“Nuk janë trajtuar nga partitë politike seriozisht problemi që kane shkaktuar bllokadat 6 mujore që ndodhi në Kosovë. Mbyllja e bizneseve paraqet edhe mbyllje te shpresës dhe si rezultat familjaret marrin familjen dhe ikin nga vendi i tyre”, ka thënë zeka./GazetaTribuna/
Artikulli paraprakEgjipt: Shkatërrohet depoja më e madhe e armëve të personave të armatosur në Sinai
Artikulli vijuesFSK-ja e gjeti trupin e pajetë të Arlind Gashit