Egjipt: Shkatërrohet depoja më e madhe e armëve të personave të armatosur në Sinai

Ministria e Mbrojtjes së Egjiptit ka njoftuar për shkatërrimin e depos më të madhe të armëve të paramilitarëve në gadishullin Sinai të këtij vendi.
Burimet egjiptiane kanë raportuar se Ministria e Mbrojtjes së Egjiptit të premten me anë të një komunikate ka deklaruar forcat ushtarake të Egjiptit në vazhdim të operacioneve të tyre në gadishullin Sinai kanë arritur të shkatërrojnë depon më të madhe të armatimit të grupeve paramilitare në veri të Sinait dhe si rezultat i kësaj ka ndodhur një shpërthim i madh në rajon. Forcat ushtarake të Egjiptit edhe ditën e hënë kanë kryer operacione kundër grupeve paramilitare në veri dhe në lindje të gadishullit Sinai dha kanë vrarë 9 persona të armatosur. Vlen të theksohet se grupi Ansarul-Bejtul-Mokades i cili kohë më parë ka bërë besëlidhje me grupin terrorist ISIS dhe ka marrë emrin grupi i “Velajetit Sina”, ka marrë përgjegjësinë për kryerjen e shumicës së sulmeve kundër forcave të sigurisë së Egjiptit në rajonin Sina.
Artikulli paraprakStudim: Nxënësit muslimanë dyfishohen në Angli, Uells
Artikulli vijuesBizneset e huaja ikin nga Kosova