Në ishullin grek Lezbos mund të gjesh veshje shpëtimi pothuajse në çdo cep, veshje që i heqin emigrantët sapo zbresin në tokë.
Transporti nga brigjet turke për në Lezbos kushton 30 euro për personi kur udhëton me traget. E njëjta rrugë kushton 1200 euro për çdo emigrant që udhëton me gomone të rrezikshme. Ata ngrënë tendat e tyre ku të gjejnë vendin e posaçëm pranë detit dhe ujin e tij e përdorin për t’u larë vetë e madje edhe rrobat që veshin.
Një tjetër element i rëndësishëm është fakti se janë të përparuar me teknologjinë dhe madje sikurse pohojnë, e përdorin atë për të arritur në brigjet greke.
Sipas një të riu 19-vjeçar ekzistojnë disa profile në Facebook që udhëzojnë emigrantët se çfarë duhet të bëjnë, ku të kalojnë dhe cilat aksesorë u duhen gjatë rrugës.
Sipas tij, mundësohen edhe numrat e kontaktit të policisë vendase që të telefonojnë në raste rreziku. Dicka e tillë pohohet edhe nga një koordinatore e Kombeve të Bashkuara në ishull.
“Përdoret mjaft teknologjia. Me të mbërritur në breg, ata dinë saktësisht ku të shkojnë, me kë duhet të flasin e çfarë duhet të blejnë për nevojat e tyre. Rrjeti social Facebook po luan rol të jashtëzakonshëm në këtë aspekt”, thotë Alessandra Morelli, koordinatore e OKB-së.
Sipas Kombeve të Bashkuara, 70 përqind e emigrantëve që vijnë në ishull janë sirianë. Pjesa tjetër përbëhet nga të ardhur prej Afganistanit, Pakistanit dhe Bangladeshit, transmeton Top Channel.