Burrat n’PDK, gratë n’PTK

Deputetë dhe ministra të PDK-së bashkëshortet i kanë të punësuar në Telekomin e Kosovës, ku janë pagat më të larta në vend. Kompania më profitabile në vend është shndërruar në “bankomat” për shefat e Kosovës

Shefat e partisë më të madhe politike në vend (PDK) e kanë zgjedhur kompaninë më profitabile në vend, Telekomin e Kosovës, për t’i punësuar gratë dhe familjarët e tyre, ku pagat e punëtorëve janë më të lartat në vend. Bëhet fjalë për ministra, deputetë dhe zyrtarë të tjerë të partisë së Kadri Veselit, të cilët i kanë punësuar familjarët e tyre në Telekomin e Kosovës, ku pagat e punëtorëve janë në nivel të ministrave të kabinetit qeveritar.

Në këtë kompani publike, por edhe në disa të tjera ku pagat janë të larta, kanë punësuar familjarë të tyre edhe zyrtarë të partisë së kryeministrit, Isa Mustafa (LDK), shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Kështu deputeti, Bekim Haxhiu, përpos pagës vjetore si deputet dhe pensionit të invalidit të luftës bashkërisht prej 26 mijë eurosh, siguron të hyra vjetore prej 11 mijë eurosh nga paga e bashkëshortes, e cila punon në Telekomin e Kosovës.

Bashkëshortja në Telekomin e Kosovës i punon edhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, e cila ka një pagë mujore prej mbi 1100 eurosh.

Artikulli paraprakMeta pas takimit: Kërkova nga Basha miratimin e Reformës në Drejtësi
Artikulli vijuesGërxhaliu: Dyshohet për varrezë masive afër kishës në kampusin e Universitetit të Prishtinës