Policia për krime ekonomike ka bastisur shtëpinë e biznesmenit Aziz Tafa.
Aksioni është duke u zhvilluar në dy lokacione të ndryshme, një në Prishtinë dhe një në Prizren, ka konfirmuar për TV Arta zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, duke mos dhënë detaje më të hollësishme.
“Konfirmoj se dy operacionet janë duke u zhvilluar ende dhe kanë nisur në orët e hershme të mëngjesit me urdhër të Gjykatës Themelore të Prizrenit”, ka thënë Hoxha.
Ndërkaq, Koha.net merr vesh se biznesmeni Aziz Tafa është pronar i objektit të “Benetonit”.
Gjithashtu, burimet e portalit bëjnë me dije se aksioni tashmë ka përfunduar.
Aktualisht, i dyshuari është në Prokurori.
E plotësuar: Me urdhër të gjykatave themelore, njësiti i i krimeve ekonomike i Policisë së Kosovës ka ndërmarrë aksion në rajonin e Prishtinës dhe rajonin e Prizrenit.
Një aksion tjetër, vazhdimësi e aksioneve të disa ditëve më parë është duke u zhvilluar edhe në Mitrovicë për lirimin e pronave të uzurpuara.
Lajmin për këto aksione e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj, derisa KosovaPress merr vesh se në Suharekë është bastisur kompania “Agro Kosova Holding”, pronë e biznesmenit Aziz Tafaj.
“Është e vërtetë që Policia e Kosovës është duke e realizuar një aksion policor në dy lokacione, ku përfshihen rajoni i Prishtinës dhe Prizrenit. Operacioni është ndërmarre me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj tha se aksioni policor është në vazhdimësi e sipër.
Zëdhënësi i policisë Hoxhaj konfirmoi edhe vazhdimësinë e aksionit për lirimin e pronave të uzurpuara në Mitrovicë, që është duke u zhvilluar sot.
“Policia e Kosovës është duke vazhduar me realizimin e detyrave të saj, bazuar në vendimet e autoriteteve kompetente – po zhvillohet një aksion në Mitrovicë që ka të bëj me liri min e pronave të uzurpuara që po mbahen në mënyrë të kundërligjshme”, tha Hoxhaj.