Sulmet e armatosura në Egjipt, humb jetën një fëmijë dhe dy policë

0
174

 Nga shpërthimet dhe sulmet e ndodhura në Aleksandri dhe Minja të Egjiptit kanë humbur jetën 3 persona, njëri prej tyre fëmijë dhe 2 te tjerë policë. Gjithashtu janë plagosur 7 të tjerë, ku 3 prej tyre policë dhe 4 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Në një deklaratë të zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme për gazetarin e AA, theksohet se si pasojë e shpërthimit të një bombe në zonën el-Muntezeh në lindje të Aleksandrisë humb jetën një fëmijë dhe janë plagosur 4 të tjerë.

 

Burime të sigurisë, bëjnë të ditur se të plagosurit janë dërguar në spitalin el-Asafira që gjendet në lindje të qytetit dhe forcat e mbrojtjes civile kanë filluar hetimet në lidhje me ngjarjet. Sipas dëshmitarëve mësohet se bomba ka shpërthyer gjatë kalimit të një mjeti të forcave të sigurisë i cili ishte duke patrulluar.

 

Ndërsa në zonën qendrore të vendit në afërsi të fshatit Dimshav Hashim të Minjas si pasojë e hapjes së zjarrit ndaj policisë humbin jetën policët Memduh Muhammed Abdurrahman dhe Ahmed Hasan Hanefi, ndërsa janë plagosur Hamdi Ahmed Xhad er-Rab, Hamdi Ali Sejid dhe Halef Nasr Hamza.

 

Edhe ditën e djeshme në qytetet Aleksandri, Menufije, Giza dhe El-Garbije shumë bomba të punuara me dorë u çaktivizuan nga ekspertët.