Bjeshkët e Junikut promovohen në mbarë botën (Foto)

Kosova ka plotë mrekulli të turizmit malor dhe atraksione turistike dimrore, por pa dyshim Juniku  është ndër vendët më të bukra për skijim.

Junikut ka potenciale te veta turistike që në të ardhmen e afërt ta shohim një ndër vendet më atraktive për zhvillimin ekonomik e veçanërisht atë të turizmit.

Për komunën e Junikut, turizmi është arteria kryesore për zhvillim ekonomik. Potenciali turistik i komunës së Junikut është ngushtë i lidhur me pozitën gjeografike dhe vlerat kulturore, arkeologjike dhe natyrore të cilat paraqesin një potencial të madh për zhvillimin e turizmit.

Juniku nga dita e ditës është duke u shndërruar ndër vendet më atraktive për turistët në Kosovë, e sidomos për ata që vijnë nga shtetet e rajonit dhe më gjerë, të cilët mbesin të mahnitur me bjeshkët dhe bukuritë e saja.

Qka e bënë Junikun më atraktiv është edhe flora dhe fauna e saj e shumëllojshme, që nuk mund të hasen në vende tjera, e që gjithashtu shkon një falënderim edhe për banorët e Junikut të cilët përkujdesen me ushqim për kafshët e egra si dhe për ta ruajtur këtë mrekulli natyrore.

Për promovimin e turizmit malor në tregun ndërkombëtar, këtë më së miri e tregon Drejtori për Zhvillim Ekonomik në komunën e Junikut Leonard Llolluni.

 

Pas 2 viteve punë, vijnë edhe rezultatet e mira, këtë javë kemi startuar në Bjeshkët e Bukura të Junikut të operojmë me njerëzit më profesionalist që ka bota në skijim të lirë “Freeride”. Këtë javë qëndruan në Bjeshkë të Junikut grupi nga Austria,Sllovenia dhe Maqedonia, ndërsa javen tjetër do të vijnë Kanadezët dhe Amerikanët. Tour-operatori “Lynx Free-Ride” dhe “Teton Gravity Research”, do të operojnë në Bjeshkët e Junikut deri më 1 Maj.

Me datën 5 Shkurt në lokacionin “Gropa e Erenikut” do të vendosen dy Helikopter dhe gjatë tërë sezonit do të operojnë me Helikopter. Bjeshkët e Junikut po promovohen në mbarë globin si atraksioni kryesor në Balkan për “Free-ride”.
Zhvillimi i turizmit malorë veq sa ka filluar në Junik./Kumti.com

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikulli paraprakDhjetë fakte rreth FBI
Artikulli vijuesPse flasim në gjumë?