BlackBerry prezanton telefonin Leap, pa tastierë fizike

BlackBerry prezantoi në Kongresin Botëror të Telefonave 2015 telefonin inteligjent BlackBerry Leap. Ai ofron parametra mesatarë dhe ekran 5 inç HD me densitet 294 pikselë për inç. BlackBerry Leap fuqizohet nga procesori Snapdragon S4 Plus me dy bërthama Krait CPU me shpejtësi 1.5 GHz dhe 2GB RAM. Hapësira e brendshme është 16GB, por mund të zgjerohet deri në 128GB nëpërmjet kartës microD.

 

 

Përmasat e telefonit janë 144 x 72.8 x 9.5 mm dhe peshon 170 gramë. Bateria është e palëvizshme dhe ka kapacitet 2,800 mAh, e cila sipas BlackBerry-t, do të zgjasë për 25 orë përdorim.

 

Në anën e pasme ka kamerë 8 megapikselë me vetë-fokusim dhe blic LED. Kjo kamerë mund të regjistrojë video me rezolucion 1080 pikselë, me shpejtësi 30 pamje në sekondë. Telefoni do të operojë me platformën BLackBerry 10.3.1. Shikoni videon promocionale të publikuar nga kompania.

1

Artikulli paraprakUniversiteti i Pejës lëshon 503 diploma false në periudhën, të diplomuar edhe agjentë të AKI’së, profesorë universitarë e menaxherë
Artikulli vijuesKapet drogë e eksploziv në Gjilan