Bletarët amatorë

Bletët janë duke u zhdukur, dhe askush nuk e di saktësisht se pse. Entomologët dhe shkencëtarët në mbarë botën po përpiqen për të gjetur përgjigje për këtë çrregullim të madh. Por në një park konservimi në Fort Wayne, Indiana, bletarët amatorë janë duke bërë ç’është e mundur për të ruajtur gumëzhimën e bletëve.

Bletët janë përgjegjëse për një në çdo 3 kafshata të ushqimit që hamë. Pra, nuk është çudi që Megan Ryan dëshiron të bëjë gjithçka që që mundet për bletët. Më parë këtë vit, ajo filloi një bletore në Klubin e Konservimit.

“Kosheret tona janë plot me ato që quhen bletë italiane.”

Bletët italiane janë ndër më të popullarizuarat për shkak se janë të buta dhe riprodhojnë më shpejt se llojet e tjera të bletëve zbutura. Në vetëm katër muaj, parku i klubit është rritur nga 10.000 në 70.000 bletë për koshere.

Bletari Alex Cornwell thotë se ky është lajm i mirë, për shkak se gjatë dekadës së fundit kolonitë amerikane dhe evropiane të bletëve kanë humbur më shumë se një të katërtën e popullsisë së tyre.

“Nuk dihet se çfarë e ka shkatuar këtë konkretisht, por mund të jetë një kombinim që nga pesticideve, marimangat deri tek patogjenet.”

Ndërsa kërkimi për shkakun e pakësimit të bletëve vazhdon, në parkun e Klubit të Konservimit në Fort Wane bletët janë shtuar. Parku gjithashtu përmban informacion. Sa herë që ata e vizitojnë, Ryan dhe Cornwell dokumentojnë çdo gjë nga temperamenti i bletëve, gjendja e koshere, dhe mënyrën se si bletët mbretëresha lëshojnë vezët e tyre.

“Ne e ndajmë këtë informacion me Departamentin e Burimeve Natyrore, me bletarë të tjerë, me çdo organizatë që merret me ruajtjen apo rritjen e bletëve.”

Duke ndarë njohuritë dhe pasionin e tyre, këta bletarë kanë filluar një program mësimi me shpresë për të inkurajuar më shumë njerëz për t’u marrë me bletari.

“Nuk ka nevoje të jeni shkencëtar për t’i mësuar dhe ndihmuar njerëzit në lidhje me bletët. Çdokush mund ta bëjë këtë.”

Deri tani rreth 100 njerëz kanë shprehur interesim. Ryan dhe Cornwell gjithashtu kanë në plan të fillojnë një program për t’i mësuar punëtorët migrantë mbi bletarinë, në mënyrë që ata të mund ta marrin këtë aftësi me vete, kudo që të shkojnë.

Artikulli paraprakMakinat e printuara
Artikulli vijuesAromaterapia